VIDEO/Flota ruse shfaq ‘muskujt’ e saj në Mesdhe, një nga nëndetëset ‘zhduket’ gjatë rrugës për në Siri

13 Shtator, 15:02| Përditesimi: 13 Shtator, 15:13

  • Share

E gjithë flota ruse mesdhetare u nis në det të hapur për të organizuar një betejë, duke përdorur praktikisht të gjitha armët në bord.

Dhe këtë e bëri në ujërat midis Sirisë dhe Qipros, ku ka gjithashtu njësi të shumta amerikane të dislokuara si një pengesë kundër Hezbollahut.

Manovrat e mëdha janë pjesë e stërvitjes “Okean”, të nisur nga Kremlini pothuajse në të gjitha detet e planetit. Dy fregatat Gorshkov dhe Grigorovich, korveta Merkury dhe nëndetësja Ufa, u nisën nga porti sirian i Tartus, me mbështetjen e avionëve luftarakë Sukhoi SU24, avionëve dhe helikopterëve të specializuar në luftimin e nëndetëseve.

Sipas videos së publikuar nga Ministria ruse e Mbrojtjes, ata kanë simuluar disa misione. Para së gjithash, lufta kundër një sulmi të kryer me dronë detarë dhe fluturues, duke gjuajtur të gjithë artilerinë në bord - nga topat 100 milimetra deri te mitralozat e këmbësorisë së marinës - dhe gjithashtu duke vendosur ekrane tymi.

Më pas ishin testet e gjuetisë së një nëndetëse, koordinimi i avionëve dhe helikopterëve, deri në lëshimin e raketave me goditje në thellësi.

Videoja nuk tregon aktivitetin e raketave me rreze të gjatë, instrumenti më 'tinëzar' i këtij grupi detar: Fregata Gorshkov mund të mbajë Zirkone hipersonike, të cilat mund të arrijnë shpejtësinë 10 mijë kilometra në orë, ndërsa nëndetësja e klasit Kilo është e pajisur me Kalibr, raporton “La Repubblica”.

Të dyja këto armë u përdorën shpesh në bastisjet kundër qyteteve të Ukrainës. Është e paqartë se ku ndodhet aktualisht një nëndetëse e dytë e së njëjtës klasë, Novorossiysk, e cila kaloi nëpër Gjibraltar disa ditë më parë. Gjatë udhëtimit nga Balltiku ai mbeti pas, duke u ndjekur dhe fotografuar nga anijet e NATO-s: tani sipas disa burimeve do të hyjë në Kanalin Siçilian, për të vazhduar drejt Sirisë.

Hipoteza është se do të zëvendësojë Ufa-n e saj binjake, por nuk përjashtohet që Moska dëshiron të dyfishojë praninë e saj pas forcimit të marinës amerikane në Mesdheun lindor, të lidhur me konfrontimin mes Izraelit dhe Hezbollahut libanez.

Flota ruse gjatë stërvitjes 'Okean'

A.Q//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?