Fluks automjetesh në aksin Radhimë - Uji i Ftohtë, Vlorë, për shkak të kthimit të pushuesve nga fundjava në jug të vendit.
Sipas njoftimit, gjatë orës 20:15 nuk është krijuar trafik dhe lëvizet rrjedhshëm edhe pse ka fluks të madh.
Punonjësit e Policisë Rrugore dhe patrullat me motoçikleta të 'Shqiponjave' i drejtohen të gjithë qytetarëve që të respektojnë rregullat, të vendosin rripin e sigurimit, mos të përdorin celularin gjatë drejtimit të mjetit, mos të kryejnë manovra në rrugë e të mos parakalojnë.
Gjithashtu është këshilluar që të përdoren rrugët alternative për hyrjen në Tiranë, në rast fluksi:
Rrogozhinë - Elbasan - Tiranë.
Plepa, Durrës - Ndroq - Tiranë.
Në disa akse nuk duhet të ecet me shpejtësi sepse ka prezencë të lagështirës në rrugë për shkak të reshjeve të shiut.
Që gjatë mesditës së sotme,në rrugën Orikum-Radhimë është vënë re prezencë e madhe e automjeteve, pasi pushuesit janë larguar nga plazhi për shkak të shirave që filluan, ku radhët kilometrike nisnin që në zbritje të Llogarasë.