Qafë Thanë- Fluks i lartë i automjeteve në dalje të Shqipërisë.
Janë krijuar radhë kilometrike në orët e pasdites dhe pritje të gjata. Më të shumtë në fluks kanë mbetur shtetasit e huaj dhe shqiptarët e Maqedonisë, të cilët kthehen nga plazhi.
Sipas tyre pritjet janë të gjata, ndërsa shkak është bërë pala maqedonase, e cila nuk rakordohet me palën shqiptare për të punuar me procedurë të përshpejtuar.
Sezoni i verës ka rritur fluksin në këtë pikë të kalimit kufitar, sidomos për pushuesit të cilët vijnë dhe ikin brenda ditës nga Shqipëria.
Komento
Komente
