Sociale

Fluks i lartë mjetesh dhe udhëtarësh në doganën e Qafë-Thanës, radhë e gjatë pritjeje! Policia shqiptare punon me 8 sportele (VIDEO)

23 Gusht, 12:26| Përditesimi: 23 Gusht, 12:37

  • Share

Korçë- Në pikën kufitare të Qafë-Thanës është shënuar sot një fluks i shtuar udhëtarësh dhe mjetesh, si në hyrje ashtu edhe në dalje të territorit shqiptar.

Dhjetëra automjete kanë krijuar radhë në të dyja kahet, duke shtuar kohën e pritjes për kalimtarët. Për të përballuar situatën dhe për të lehtësuar qarkullimin, autoritetet kufitare shqiptare po punojnë me 8 sportele aktive në total.

Sipas burimeve zyrtare, masat synojnë të menaxhojnë më mirë lëvizjet e shtuara, që lidhen kryesisht me fundjavën dhe periudhën e pushimeve verore.

Megjithatë, pritjet vijojnë të mbeten një shqetësim për udhëtarët që kalojnë në këtë nyje të rëndësishme kufitare.

A.Q/I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni kritikat e Ramës ndaj vendimeve të gjyqtarëve?