Fluks i shtuar në Pediatrinë e Tiranës, Ministria e Shëndetësisë: 4 qendra shëndetësore do të jenë në shërbim 24 orë

13 Dhjetor 2023, 10:37| Përditesimi: 13 Dhjetor 2023, 10:43

  • Share

Me ardhjen e dimrit, në Pediatrinë e Tiranës në QSUT është shtuar fluksi i fëmijëve të prekur nga virozat e stinës, sidomos gjatë ditëve të fundit e gjatë fundjavës e orareve të natës.

Ministria e Shëndetësisë njofton prindërit, se ka marrë të gjitha masat që Qendra Shëndetësore në Tiranë të jenë në shërbimin 24/7, pra edhe gjatë fundjavës, për urgjencat pediatrike

Shërbimi 24/7 për fëmijët ofrohet në:

Qendrën shëndetësore nr. 10 në zonën e Oxhakut;

Qendrën shëndetësore nr. 8 në sheshin Wilson pranë ish-Bllokut;

Qendrën shëndetësore nr. 7 në Laprakë;

Qendrën shëndetësore nr. 6 Kombinat.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?