Vijon të ketë një fluks të shtuar të kalimit në doganën e Kapshticës, ku në 24 orët e fundit kanë hyrë në drejtim të shqipërisë 5 655 shtetas dhe kanë dalë 2 527 të tjerë.
Nga ana tjetër, në Qafë Thanë ka pasur 2607 persona që kanë hyrë dhe 2519 dalje.
Burime për Report Tv bëjnë me dije se gjatë orëve të ditës fluksi ka qenë normal dhe nuk ka pasur pritje të gjata.
Autoritetet sidomos në këto orët e fundit para festës kanë punuar me 5 deri në 6 sportele në alternim në varësi të fluksit.
Numri i kalimtarëve do të vijojë të jetë i lartë edhe gjatë orëve në vijim, pasi shqiptarët që jetojnë në Greqi pritet t'i kalojnë festat në atdheun e tyre.