Pika e kalimit kufitar në Qafë Thanë, po përballet me një fluks të lartë kalimesh nga drejtimi i Maqedonisë për në Shqipëri, por edhe anasjelltas.
Kjo situatë ka shkaktuar pritje të gjata që arrijnë deri në 40 minuta.
Autoritetet doganore kanë rritur kapacitetin duke vendosur katër sportele për të përshpejtuar kalimin e automjeteve.
Fluksi i lartë i automjeteve është i lidhur me periudhën e pushimeve, por më së shumti me lëvizjen e shtuar të udhëtarëve që po shfrytëzojnë këtë pikë kalimi për të bërë pazaret e tyre për shkak të çmimeve të lira.
Komento