Sociale

Fluks mjetesh në Morinë, qytetarët kosovarë zgjedhin bregdetin shqiptar këtë fundjavë

14 Maj 2022, 10:18| Përditesimi: 14 Maj 2022, 11:24

  • Share

Fundjava në Morinë nisi me fluks të lartë mjetesh e qytetarë te Kosoves që kaluan në Pikën e Përbashkët Kuftare  Shqiperi-Kosovë me destinacion vendin tonë.

Policisë kufitare i është dashur të punojë me procedurë të përshpejtuar që prej orëve të para të mëngjesit , duke shmangur radhët dhe qëndrimet e panevojshme ne kufi.

Bregdeti mbetet më i preferuari por edhe qytetet e tjera turistike. Shtatë sportele janë në funksion të plotë ndërsa heqja e masave kufizuese të pandemisë prej 1 Majit jo vetëm që ka shmangur vonesat në kontrollet kufitare por edhe ka rritur fluksin e qytetarëve që kalojnë në dy anët e kufirit.

Sipas policise kufitare në orët e para të kësaj të shtune kanë hyrë në Shqiperi me shumë se 3260 automjete me rreth 6100 qytetarë.

E.K/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nis fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?