Kronikë

Radhë të gjata në pikën e kalimit kufitar të Qafë-Thanës, shkak bëhet sistemi

1 Maj 2024, 16:43| Përditesimi: 1 Maj 2024, 16:53

  • Share

Dita e punëtorëve duket se ka krijuar fluks kalimi në doganën e Qafë Thanës, ku edhe pse është punuar me sportele të plota, përsëri radhët kanë qenë të gjata.

Sistemi dhe mënyra e kalimit e aplikuar muajt e fundit duket se ka qenë tepër problematike dhe se ka krijuar shumë problematika në radhë dhe pritje. Kalimtarët, sidomos në fundjavë dhe ditë pushimi zyrtar detyrohen të presin në radhë të gjata, situatë kjo që rëndohet me rritjen e temperaturave.

Për shkak se Sistemi One Stop Shop i aplikuar muajt e fundit kërkon që kontrollorët shqiptarë dhe maqedonas të punojnë të unifikuar duket se ka krijuar shpesh moskuptim dhe vonesa. Gjithashtu nga pala maqedonase ka mungesë personeli dhe shpesh herë sistemet kanë probleme.

B.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e keni vendosur se për kë do të votoni më 11 maj?