Fluks në Morinë, pushuesit nga Kosova zgjedhin Shqipërinë: Nuk e tradhtojmë! Rreth 60 mijë hyrje-dalje pasagjerësh në 24 orë

16 Gusht, 10:55| Përditesimi: 16 Gusht, 11:09

  • Share

Si çdo vit mesi i muajit gusht sjell gjithmonë fluks pushuesish nga Kosova që i drejtohen bregdetit shqiptar. Mëngjesin e sotëm rruga e Kombit në segmentin Morinë – Kukës, ka patur një fluks tepër të lartë automjetesh nga Kosova.

Automjetet edhe pse kanë kaluar lehtësisht kufirin Kosovë- Shqipëri janë të detyruar të qëndrojnë në këtë segment rruge për 10-20 minuta.

Disa prej tyre tregojnë për Report Tv se kanë zgjedhur që të pushojnë në Durrës, ndërsa një tjetër thotë se nuk e tradhton Shqipërinë. 

Më zi se në shtete të tjera duke pritur. Që 1 orë jemi këtu. Po shkojmë në det.

Po shkoni për pushime? Po.

Për pushime në Durrës, kemi kaluar shumë mirë. Nuk do ta tradhtojmë Shqipërinë, Jemi nga Mitrovica, jetojmë në Gjermani.

Gjatë 24 orëshit të fundit numri i hyrje daljeve në Morinë ka arritur në mbi 60 mijë qytetarë. Falë marrëveshjes së lëvizjes së lirë mes Shqipërisë e Kosovës janë shmangur radhët në kufi.

Konkretisht, për datën 15.08.2024 ora 08.00 deri në datën 16.08.2024 ora 08.00, janë përpunuar në hyrje të Morinës 36,856 shtetas dhe 11,684 mjete dhe në dalje 25,392 shtetas dhe 8,464 mjete.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?