Dynden turistët në Parkun e Apolonisë, 6 mijë më shumë se një vit më parë (VIDEO)

4 Gusht 2019, 13:41| Përditesimi: 4 Gusht 2019, 14:30

  • Share

Përpos bregdetit në këto ditë të nxehta vere, turistët po i kushtojnë një rëndësi të veçantë edhe turizmit kulturor, ku një nga destinacionet me të lakmuara padyshim është edhe parku arkeologjik i Apolonisë.  E vendosur vetëm 12 km larg qytetit të Fierit, Apolonia është një nga destinacionet më të vizituara nga turistë vendas dhe të huaj.

Sipas drejtoreshës së  këtij parku, Ornela Dyrmishi ky sezon ka një rritje të vizitorëve krahasuar me një vit më parë. Vetëm gjatë muajit korrik Apolonia është vizituar nga 6000  turistë duke e çuar numrin në 35 mijë në total për shtatë mujorin e këtij viti.

Normalisht, ne jemi ne shifra relativisht të larta, shkojmë rreth 20% më shumë se vitin e kaluar, në këtë periudhë, pra në muajin gusht nuk është aq intesiv, siç kemi pasur muajin e mëparshëm, pra korrikun. Personat që vijnë këtu janë të kombësive të ndryshme.

Turisti shqiptar  përbën një numër të konsiderueshëm, por në këtë periudhë numër më të lartë e zënë turistët e huaj, për shkak se vizitorët vendas janë më të fokusuar në plazheve. Normalisht fluksi i vendaseve ne krahasim me të huajt është më i ulët" tha ajo. Qyteti antik i Apolonisë dhe zona përreth tij që nga viti 2006 janë shpallur Park Arkeologjik Kombëtar.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?