Të prekur nga virozët e stinës, Pediatria e Fierit është e tejmbushur me pacientë të vegjël që paraqiten me temperaturë të lartë, të vjella e diarre.
Në repartin e urgjencës paraqiten për vizitë 100 fëmijë në 24 orë, ndërsa 20 prej tyre po marrin trajtim spitalor.
“Shifrat e fëmijëve që kërkojnë ndihmë pranë këtij spitali variojnë 80 deri në 100 fëmijë në 24 orë. Është shtuar edhe fluksi i fëmijëve që marrin dehidrimet ditore pranë repartit të urgjencës, kryesisht 20 fëmijë qëndrojnë pak më afatgjatë. Simptomat janë të vjella, diarre, dehidrim dhe temperaturë.”- tha ajo.
Mjekja pediatre Albana Haxhiu në një intervistë për Report tv shprehet se kujdesi i prindërve ndaj fëmijëve duhet të jetë maksimal, sepse të vegjlit janë shumë të ndjeshëm ndaj temperaturave të larta dhe virozave.
“Ka fëmijë që paraqiten dhe nga zonat rurale edhe urbane, por ky fluks i rritur lidhet edhe me faktin e shtimit të emigrantëve në atdhe për pushime këtë periudhë të vitit.”- tha ajo.
Fluksi i fëmijëve në Pediatri lidhet dhe me kthimin e emigrantëve, ndërsa këshillon kujdes ushqimor dhe mos ekspozim në diell.