Këtë të shtunë vijon fluksi i lartë në pikën kufitare të Qafë Thanës. Udhëtarët qe lëvizin nga Shqipëria në drejtim të Maqedonisë së Veriut duhet të presin 1orë për kontrollin e pasaportave, kjo për shkak të stafit të reduktuar të palës maqedonase.
Koha e pritjes është më e ulët për ata që hyjnë në territorin shqiptar. Kryesisht pushues nga Maqedonia e Veriut që vijnë për të kaluar pushimet në bregdetin shqiptar por sigurisht ka dhe shumë turistë europianë që kalojnë tranzit.
“Ne vijmë nga Holanda dhe sot do të shkojmë në Tiranë, po është hera jonë e parë në Shqipëri. Djali im e kishte ëndërr që të vinte në Shqipëri, mblodhëm paratë dhe ja pra po vijmë. Rruga ishte shumë mirë, por në doganë pritëm pak. Jemi shumë të emocionuar se si do të jetë Shqipëria mezi presim ta eksplorojmë.
Ne vijmë nga Zagrebi, është hera e jonë e pare ne Shqipëri. Ne fakt do të bëjmë një tur rreth Shqipërisë me pas në Montenegro. Po është hera ime e parë që kaloj në doganën e Qafë-Thanës, për ne ishte shumë shpejt pasi ne lëvizim me motor dhe mund të kalojmë më lehtë se makinat.
Ne vijmë nga Danimarka. Është hera jonë e parë në Shqipëri, në fakt ishim 2 jave dhe me pas shkuam ne Maqedoni dhe tani po kthehemi përsëri. Shqipëria është një vend shume i bukur, e kemi pëlqyer shume. Ne vizituam Shkodrën, Durrësin dhe Sarandën, ndërsa në Gjirokastër u kthyem 2 herë se na pëlqeu shumë”, thonë disa nga turistët.
Qafë-Thana mbetet pika e kalimit kufitar me fluksin më të lartë, ndër doganat e luglindjes. Gjatë tre ditëve të fundit, përmes kësaj pike kufitare kanë hyrë dhe dalë rreth 30 mijë udhëtarë dhe mbi 11 mijë mjete.
Komente
