Sociale

Turistët dynden drejt bregdetit shqiptar: Mezi presim ta vizitojmë! Radhë në Qafë Thanë, 30 mijë udhëtarë kanë hyrë në 3 ditët e fundit (VIDEO)

2 Gusht, 10:46| Përditesimi: 2 Gusht, 13:58

  • Share

Pika e kalimit kufitar e Qafë Thanës ditëve të fundit po përballet me nje fluks të lartë të hyrjeve dhe daljeve nga Shqipëria ne drejtim të Maqedonisë dhe anasjelltas. Më të shumtë kalimtarët janë shtetas të huaj të cilët e kalojnë tranzit Maqedoninë e Veriut për të kaluar ne bregdetin Shqiptar apo edhe shqiptar të Maqedonisë së Veriut të cilët më së shumti zgjedhin Durrësin dhe Vlorën për të kaluar pushimet.

“Ne vijmë nga Holanda dhe sot do të shkojmë në Tiranë, po është hera jonë e parë në Shqipëri. Djali im e kishte ëndërr që të vinte në Shqipëri, mblodhëm paratë dhe ja pra po vijmë. Rruga ishte shumë mirë, por në doganë pritëm pak. Jemi shumë të emocionuar se si do të jetë Shqipëria mezi presim ta eksplorojmë.

Ne vijmë nga Zagrebi, është hera e jonë e pare ne Shqipëri. Ne fakt do të bëjmë një tur rreth Shqipërisë me pas në Montenegro. Po është hera ime e parë që kaloj në doganën e Qafë-Thanës, për ne ishte shumë shpejt pasi ne lëvizim me motor dhe mund të kalojmë më lehtë se makinat.

Ne vijmë nga Danimarka. Është hera jonë e parë në Shqipëri, në fakt ishim 2 jave dhe me pas shkuam ne Maqedoni dhe tani po kthehemi përsëri. Shqipëria është një vend shume i bukur, e kemi pëlqyer shume. Ne vizituam Shkodrën, Durrësin dhe Sarandën, ndërsa në Gjirokastër u kthyem 2 herë se na pëlqeu shumë”, thonë disa nga turistët.

Pritjet në pikun e fluksit shkojnë deri në 40 minuta ndërsa autoritetet e palës Shqiptare po punojnë me kapacitet sportelesh maksimale dhe me procedurë të përshpejtuar për te evituar radhët e gjata.

Dogana e Qafë Thanës mbetet pika e kalimit kufitar me numrin e kalimeve më të larta ndër doganat e juglindjes ku vetëm brenda 3 ditëve nëpërmjet saj kanë kaluar mbi 30 mijë udhëtar. Ndërsa fluksi pritet të jetë i tillë deri në fund të muajit Gusht.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Deri në 3 vite burg për braktisjen e kafshëve, si e vlerësoni?