Fluks nga virozat dhe gripi, shefi i shërbimit në urgjencën e pediatrisë në QSUT, Lama: Mos shmangni asnjë simptomë

24 Janar, 19:15| Përditesimi: 24 Janar, 19:20

  • Share

Virozat dhe gripi kanë prekur në masë qytetarët, e sidomos fëmijët. Në urgjencën e pediatrisë në Qendrën Spitalore Nënë Tereza, çdo ditë ka fluks të shtuar pacientësh të vegjël. Rastet më të shumta, tha shefi i shërbimit në urgjencën e pediatrisë, doktor Albert Lama janë me influencë A dhe B, por nuk kanë munguar as rastet me virus sincicial ose RSV, i cili prek më së shumti foshnjat dhe shfaq problematika në rrugët e frymëmarrjes dhe temperaturë të lartë.

“Jemi në kulmin e sezonit dimëror dhe normalisht infeksionet virale, kryesisht influenca A dhe B qarkullojnë në mënyrë periodike. Kemi pak më tepër se vitet e kaluara. Arsyeja është ndërthurja me pandeminë. Krahas saj kemi dhe COVID dhe RSV, virusin që prek kryesisht bebet e vegjël. Kemi pasur dhe raste që janë shtruar në spital, por shumica e rasteve janë trajtuar. RSV, prek kryesisht bebet e vegjël. Ka kollë, temperaturë. Shkakton atë që ne i themi bronkiolit akut. Fëmijët mbi 2 vjeç janë të imunizuar nga RSV. Aktualisht, është influenca A dhe B, ajo që shkakton më tepër temperaturën. Në stinën e vjeshtës dhe të dimrit, ka dhe infeksione që shkaktojnë bronkiolitin nga virusi sincicial. Të vëzhgojnë fëmijën, të bëjnë vizitën periodike nga mjeku i familjes. Nëse gjendja e fëmijës është shqetësuese, normalisht që duhet të dërgohet në urgjencë. Rate të rënda ka pasur. Do të rekomandoja, jo vetëm për antibiotikun, që prindërit ku e shikon fëmijën jo mirë nga ana e gjendjes shëndetësore duhet të bëje vizitën tek mjeku i familjes. Mjekim dhe sidomos antibiotik terapi duhet të merren me recetë”.

Në vendin tonë janë konfirmuar dhe 11 rastet e para me fruth. Doktori bën thirrje për vaksinim, ndërsa tregon se shenjat më të shpeshta janë përhapja në trup e pullave të kuqe në formë puçrrash, si dhe kollë.

“Fruthi është një infeksion viral i vaksinueshëm. Nëse një fëmijë është i pa vaksinuar dhe e prek fruthi, komplikacionet janë nga më të ndryshmet por ai më i zakonshmi është bronkopneumonia, ose e ftohura.”

B.K//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?