Sociale

Fluks nga virozat e stinës në pediatrinë e QSUT-së, 230 fëmijë në urgjencë çdo ditë

4 Nëntor 2021, 19:08| Përditesimi: 4 Nëntor 2021, 19:11

  • Share

Gjatë kësaj jave ka pasur fluks të shtuar në urgjencën pediatrike në QSUT. Mesatarisht bëhen 230 vizita në 24 orë.

Ky numër rritet më tepër gjatë fundjavës. Sipas mjekëve fëmijët paraqiten me temperaturë, kollë dhe me infeksione respiratore. Moshat që kanë shfaqur më tepër probleme dhe kanë pasur nevojë për trajtim nga bluzat e bardha janë ato nga 3-7 vjeç. Më të pakta kanë qenë rastet e moshave 0-2 dhe 8-14 vjec.

Viroza gojë-dorë-këmbë është një tjetër virozë që po prek fëmijët dhe ka shkaktuar fluks edhe në mjekët pediatër pranë Qendrave Shëndetësore. Kjo viroz jep irritime të lëkurës. Në një muaj vizitat për një pediatër shkojnë deri në 750.

Sa i përket fëmijëve të infektuar me COVID-19 aktualisht janë 9 fëmijë të shtruar në pavijonin COVID në pediatri të moshave 1-14 vjeç.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?