Fluks pacientësh me koronavirus, hapet pavioni i tretë i COVID-3! Brenda javës gati edhe COVID-4

22 Nëntor 2020, 11:40| Përditesimi: 22 Nëntor 2020, 15:50

  • Share

Për shkak të rritjes së fluksit të pacientëve me COVID, është hapur pavioni i tretë i spitalit COVID-3.

Siç lajmëron ministria e Shëndetësisë, ky pavion ka në dispozicion rreth 35-50 shtretër. Brenda javës pritet të hapet edhe spitali COVID-4 për të përballuar fluksin në rast se do të ezaurohen kapacitetet. Report TV disa ditë më parë ka bërë një "vëzhgim" në ambientet e spitalit COVID-4, i cili është gati për pritur pacientet e infektuar me koronavirus.

COVID-4 do të ketë kapacitet për 100-110 pacientë fillimisht, dhe më pas në varësi të situatës mund të përballojë deri në 140. Ndryshe nga sa u tha në fillim, ky spital nuk do të jetë vetëm për ata që janë në gjendje të mirë shëndetësore. Në katin e parë të këtij spitali, ndodhën 10 shtretër të cilët do të shërbejnë për terapinë intensive.

Pacientët që më parë merinin trajtim tek spitali “Shefqet Ndroqi” kur nuk ishte kthyer ne një spital COVID, tashmë janë transferuar te mjeksia interne në QSUT.

Shifrat e COVID në vendin tonë janë çdo ditë në rritje, pasi kemi parë rekord pas rekordi çdo ditë. Dje janë shënuar 737 raste të reja dhe 13 humbje jete, duke regjistruar një rënie të lehtë nga shifrat e 2 ditëve më parë, kur u regjistrua një rekord 836 raste të reja me COVID-19 dhe 15 humbje jete.  

Në total janë 32.196 raste pozitive me COVID në vendin tonë dhe 15.469 raste të shëruara. Që nga fillimi i pandemisë e kanë humbur betejën me COVID  685 qytetarë. Rastet pozitive në çdo qark janë: Tiranë 8386; Durrës 1184; Elbasan 744; Fier 1204; Korçë  888; Vlorë 769; Shkodër 856; Lezhë 660; Berat   487; Kukës 325; Dibër 133; Gjirokaster 406.

Ora 13:06
Nëndrejtoresha e QSUT brenda COVID 3: Gati pavioni i tretë i spitalit! Alarmi që janë pakësuar kapacitetet spitalore është fals

Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” përmes një komunikimi të nëndrejtoreshës së QSUT, Arjana Strakosha bën me dije se është gati pavioni i tretë në spitalin Covid3.

Sikurse e shihni kemi kapacitete shtretërisht të lirë për t’u shërbyer qytetarëve. Në gjendje të gatshme për të pritur të gjitha llojet e stadeve të sëmundjeve, me investimet përkatëse”, tha Strakosha.

Strakosha shpjegon se në skenarët e parashikuar, në gjendje për të pritur të sëmurët është dhe Covid4. pasi të mbushen gjithë kapacitetet e Covid1, Covid2 dhe Covid3. Ajo ka bërë një apel për qytetarët për të respektur rregullat e vendosura për të shmangur fluksin në spitale dhe për ta përballuar sa më lehtë fluksin e pacientëv.

“Nga na tjetër për të eleminuar pikërisht dyndjen të sëmureve drejt spitaleve, u bëj edhe njëherë thirrje qytetarëve të zbatojnë me rigorozitet rregullat. Nuk është sëmundje e lehtë. Nuk është shaka. Duhet ruajtur distancimi, duhe të evitohen festat, duhet të evitohen baret, duhet të evitohen ditëlindjet, pra shumë gjëra që tashmë i dimë. Në këtë mënyrë, ne të gjithë luftojmë sëmundjen, edhe e përballojmë akoma më lehtë, pikërisht edhe fluksin e pacientëve të cilët kanë nevojë për hospitalizim”, apeloi Arjana Strakosha.

Pavioni i tretë i spitalit Covid3 ka një kapacitet 50 shtretër ndërsa totali i shtretërve në spitalin Covid3 është 150. Në total në 4 spitalet Covid janë 550 shtretër. Sipas strategjisë së vjeshtë dimrit të hartuar nga Komiteti Teknik i Ekspertëve, është parashikuar dhe hapja e disa spitaleve rajonale për trajtimin e pacientëve Covid, nëse do të jetë e nevojshme, duke konsideruar dinamikën e situatës.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?