Sezoni turistik kanë rritur fluksin e udhëtimeve dhe pasagjerëve edhe në portin e Durrësit. Deri në mesditën e sotme kanë mbërritur 3 tragete, konkretisht 2 të linjës Bari-Durrës dhe një i linjës Ankona-Durrës.
Nga dy tragetet e linjës Bari-Durrës kanë zbritur 1646 udhëtarë dhe 940 automjete, ndërsa nga trageti i linjës Ankona-Durrës kanë zbritur 1800 udhëtarë dhe 420 makina.
Për shkak të sezonit veror deri më 9 gusht linja Bari-Durrës bën dy rrugë në 24 orë, ku pritet që gjatë pasditesh të mbërrijnë edhe 2 tragete të tjera me pasagjerë.
Në Portin e Durrësit punohet me 20 sportele.