Kronikë

Fluks për aplikimin e pasaportave pas kthimit të emigrantëve, Doracaj: Zyrat e aplikimit dhe shpërndarjes së dokumenteve biometrike, të hapura edhe të shtunën deri në fund të gushtit

14 Gusht 2021, 10:32| Përditesimi: 14 Gusht 2021, 11:43

  • Share

Zyrat e aplikimit për dokumente biometrike janë të hapura edhe ditët e shtuna, për të përballuar fluksin e aplikimeve që është shtuar me kthimin në atdhe të shqiptarëve që jetojnë e punojnë jashtë. Drejtori i Përgjithshëm i Gjendjes Civile Bledar Doracaj dhe përfaqësuesi i Kompanisë Koncesionare Olivier Laurence inspektuan sot në mëngjes zyrën e aplikimit në Njësinë nr 5 në Tiranë.

Doracaj njoftoi se të hapura do jenë jo vetëm zyrat e aplikimit, por edhe zyrat e shpërndarjes së dokumenteve biometrike pranë Policisë së Shtetit në çdo qark.

"Duke filluar nga kjo e shtunë deri në fund të muajit gusht zyrat e aplikimi do i shërbejnë qytetarëve që nga ora 08:00 deri sa të mbarojë edhe qytetari i fundit në radhë për të përballuar fluksin e qytetarëve për pasaporta dhe ID. Të hapura nuk do të jenë vetë zyra e aplikimit por janë edhe zyrat e shpërndarjes së dokumenteve biometrike pranë Policisë së Shtetit në çdo qark për të ofruar shërbimin e dhe gjatë të shtunave. Do ju lutesha qytetarëve që për të shmangur radhët në kohë pandemie të aplikojnë online në e-Albania për orën dhe numrin që të mos rrinë në radhë", tha Doracaj.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • XXX: 14/08/2021 10:23

    U kthyen halexhinjte e botes, dhe i duan te gjitha gati edhe menjehere. Vazhdojne te na çajne karrin cdo gusht nje muhabet me kta kokpalare.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?