Pamje kaotike me njerëz në grumbuj në radhë për të bërë vizita për shikimin dhe dëgjimin shfaqen thuajse në të gjitha qendrat shëndetësore në vend, me qytetarë që nxitojnë të marrin një certifikatë mjekësore të domosdoshme për të nisur kurset e patentës, tashmë që institucionet kanë kërcënuar ta rrisin më shumë se dyfish çmimin e lejes së drejtimit.
Këto pamje të frikshme vijnë nga poliklinika e specialiteteve në Elbasan. Qytetarët kacavirren në kangjellat e dritares për të plotësuar formularin mjekësor të patentës. Numri i vizitave shkon deri në 400 në ditë, ndaj sot është shtuar një sportel i ri.
“Kemi pasur fluks tepër të madh të pacientëve për marrjen e formularit të patentave dhe për të menaxhuar situatën kemi shtuar kabinetet që të përgjigjemi në mënyrë sa më të shpejte që qytetarët të marrin zgjidhjen e duhur. Radhët e gjata krijohen se është fluks i tejkaluar, gati 400 patenta në ditë.” – tha Neviana buzani koordinatore mjekësore.
Këto pamje me qindra qytetarë në radhë vijnë nga qyteti i Durrësit xhiruar nga Report TV paraditen e së hënës në ambientet e jashtme të pediatrisë, aty ku së fundmi është zhvendosur dhe poliklinika pasi godina është në rikonstruksion.
Nëna me fëmijë të vegjël, që presin me orë të tëra në turmë. Janë të paktën 250 qytetarë që kërkojnë shërbim nga mjeku i familjes dhe specialistët e okulistikës dhe ORL.
Tatimet, Drejtoria e Transportit Rrugor dhe Shoqatat e Autoshkollave kanë firmosur një marrëveshje mes tyre për të ndryshuar tarifën e kursit teorik dhe praktik për marrjen e patentës. Nëse marrin shembull kategorinë B, më të frekuentuarën për automjetet 4+1, nga 35-40 mijë lekë, çmimi dysheme pritet të shkojë në 85 mijë lek të rinj.
Dhjetëra qytetarë në Durrës janë dyndur për të rinovuar patentën ose për të plotësuar formularin që të bëjnë kursin për lejën e drejtimit me çmim të lirë. Disa thonë që nuk janë vetëm për patentën, por edhe për pasaportën.
“Erdha për rinovim patente. Kam 2 orë që pres. Nuk i futem rritjet të çmimit të patentës, por nuk ka pse të bëhet kështu. Po pres po nuk e di a do mbaroj apo jo punë. Më mirë të marrin në telefon e të thonë do paraqitesh filan datë dhe duhen këto dokumente.
Kam ardhur për të rinovuar patentën. Kam 2 orë që pres. Kjo situata ka 4-5 ditë kështu. Të dalin 10 doktorë e të mbarojë punë populli.
Kam që pardje të premten dhe nuk kam mbaruar ende punë. Kam që në 6 të mëngjesit këtu. I ngatërrojnë numrat, japin të njëjtët. Të shtojnë sportele e të punojnë sa më shpejt.
Kemi që në 7 të mëngjesit këtu. Kemi 3 ditë që nuk po mbarojmë punë. Vij për të nxjerrë pasaportën”, thanë banorët në Durrës.
Edhe në qytetin e Durrësit është situatë kaotike për të marrë ‘patentën e lirë’. Të paktën 250 persona u paraqitën ditën e sotme pranë pediatrisë së qytetit të Durrësit për të rinovuar patentën apo për të kryer kontrollet që të regjistrohen për të marrë kursin me çmim të lirë.
Ata duhet të paraqiteshin në poliklinikën e Durrësit, por për shkak të dëmtimeve që ka pësuar nga tërmeti është zhvendosur në ambientet e pediastrisë të spitalit të Durrësit duke shkaktuar radhë dhe vështirësi në menaxhimin e qytetarëve që vijnë për të kryer kontrollet përkatëse.
Edhe pse e ndarë në 2 ambiente me hyrje të ndryshme, kjo nuk e ka ndihmuar situatën e krijuar. Qytetarët ankohen se kanë ditë që presin për të përfunduar kontrollet ndërsa sot janë regjistruar 250 të tjerë.
Radha ka nisur që në orët e para të mëngjesit dhe deri tani kanë kryer kontrolle vetëm 40 prej tyre.
/MERI/,dhe si shimpanze i ngasin makinat nje pjese e tyre dhe keshtu ne momentin e pare qe do te humbin patenten per shkelje, gjithe ky mundim do t'ju shkoje kot se ne fund, do t'ju duhet t'a rimarrin patenten me cmimin e ri.
PërgjigjuPo pse talleni me njerëzit e gjorë?!! Pse jeni kaq zhvatës o qeveria e votuar nga "$humica" e shqiptarëve?!
PërgjigjuPervec te sjellurit jo qytetar nga ana jone, duhet thene qe edhe vendimi per gjera te tilla nuk duhet te merret ne nje kohe kaq shkurter. Ose duhej lajmeruar me pare, ose duhet thene qe vendimi hyn ne fuqi nga shtatori ose tetori. Dmth t'u lihet kohe te interesuarve per mos krijuar situata te tilla.
PërgjigjuSi nuk mësuat të mbani radhën si qytetar të civilizuar por,ngjiteni në kangjulla si shimpazet në pemë.
PërgjigjuKot e kane. Xhungla xhungel mbetet.
Përgjigju