Kronikë

Fluks pushuesish në bregdetin e Lezhës, kullat e vrojtimit pa roje

2 Korrik 2018, 18:07| Përditesimi: 2 Korrik 2018, 18:18

  • Share

Mungesa e kullave të vrojtimit vijon të jetë një problem për plazhet në zonën e Shëngjinit, pavarësisht numrit të madh të pushuesve që frekuentojnë këtë zonë. Në një kohë që sezoni turistik ka nisur dhe numri i pushuesve është gjithnjë në rritje, në plazhin e Shëngjinit janë të vendosura vetëm 5 kulla vrojtimi, të cilat janë të pamjaftueshme për këtë vijë bregdetare.

Po ashtu edhe tek “Rana e Hedhun” si edhe në bregdetin e Tales janë të vendosura vetëm nga 2 kulla, ndërsa vrojtuesit janë të pacertifikuar, duke përbërë një problem të madh për pushuesit. Pavarësisht kërkesave të vazhdueshme nga operatorët turistik, situata në këto plazhe nuk ka ndryshuar.

Stacionet e plazhit kanë nënshkruar një kontratë me Bashkinë që parashikon ngritjen e kullave të vrojtimit, por zbatueshmëria e saj ende nuk është bërë e mundur.

/b.ha./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet t’u jepet mundësia prokurorëve të SPAK të rikandidojnë?