Këtë të enjte ka radhë kilometrike në pikën e kalimit kufitar të Qafë Thanës.
Sipas informacioneve ky fluks udhëtarësh ka ardhur si shkak i hyrjeve të shumta në republikën e Shqipërisë kryesisht të të huajve të cilët kanë zgjedhur të kalojnë pushimet në vendin tonë.
Aktualisht sipas autoriteteve doganore po punohet me 3 sportele në hyrje dhe 2 në dalje, ndërkohë që pritjet e udhëtarëve zgjasin deri në 40 minuta.
Gjatë 24 orëve të fundit në Qafë Thanë, kanë hyrë 3313 dhe kanë dalë 2599 shtetas ndërkohë që shifrat e fundit janë edhe më të larta.
Komento