Pamje të kuponave që shpërndahen nga posta

Kronikë

Fluks për aplikimin e kartave të identitetit në Fier, mbarojnë kuponat

21 Janar 2019, 13:50| Përditesimi: 21 Janar 2019, 14:07

  • Share

Rradhët e gjata dhe fluksi i qytetarëve të cilët paraqiten për të aplikuar për karta identiteti  janë shtuar që pas nisjes së procesit të rinovimit për personat që janë në muajt e fundit të vlefshmërisë së këtyre dokumenteve në qytetn e Fierit

Mësohet se për shkak të kërkesave të shumta që janë paraqitur nga qytetarët që janë të interesuar për t’u pajisur sa më shpejt me dokumentacion përkatës, kanë mbaruar kartat  në zyrat e aplikimit në qarkun e  Fierit.  Sipas postës shqiptare  në filialin e  Fierit , kuponat për kartat e identitetit kanë perfunduar që në mesditen e sotme pasi ka pasur një fluks të madh tërheqjeje nga qytetarët. Burime nga posta shqiptare në këtë rreth  bëjnë me dije  se vetëm këtë të hënë janë blerë mbi 400 kupona për aplikimin e kartës së identitetit. Ndërkohë, pritet që furnizimi me kupona të kryhet nga kompania ‘Aleat’ që kryen edhe prodhimin e kartave, gjatë ditës së nesërme.

Procesi i pajisjes të të gjithë qytetarëve shqiptarë me karta identiteti ka nisur nw  muajin shkurt të vitit 2009. Pak muaj para mbajtjes së zgjedhjeve lokale, 1.4 milionë qytetarëve u skadojnë kartat e identitetit dhe pasaportat biometrike dhe afati për skadimin e këtyre kartave është 10 vite dhe përkon me fundin e muajit janar 2019.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet t’u jepet mundësia prokurorëve të SPAK të rikandidojnë?