Fluks refugjatësh drejt Shqipërisë? Dy ish bazat ushtarake gati, banorët: T'i mirëpresim, kemi qenë vetë emigrantë (VIDEO)

7 Mars 2020, 17:48| Përditesimi: 7 Mars 2020, 17:53

  • Share

Report tv ka udhëtuar në dy nga zonat ku mendohet se do të strehohen emigrantët e paligjshëm nëse vendi ynë do të përballet me një fluks refugjatësh sirianë. Një ndër pikat e përcaktuara është në fshatin Gjadër në Lezhë. Në këtë fshat të vogël i cili ndodhet 20 km larg qytetit të Lezhës, ende nuk kanë nisur përgatitjet për ngritjen e qendrës pritëse për sirianët, ndërsa banoret e kësaj zone janë të ndarë në mendimet e tyre në lidhje me këtë çështje. Disa janë pro këtij vendimi e të tjerë mendojnë të kundërtën.

"Unë jam dakord që njerëzit të vijnë  të jetojnë, unë nëse ka vend të rregullohen. Për 1 muaj i mbaj unë disa por gjithmonë si mbaj dot", tha një banor

"Ne duhet t'i mirëpresim, nëse është një marrëveshje", tha një banor

"Po të vijnë, t'iu kthejmë atë që dhe ne na kanë pritur në emigrim" tha një tjetër banor

"Për mua është shumë keq, ne nuk po mbajmë njerëzit tanë, edhe fëmijët tanë kanë ikur jashtë", tha një banor

Me thënë të drejtën, na kanë pritur dhe ne grekët dikur, dhe ne pse mos t'i mirëpresim", tha një banor

Në fshatin Gjader të Lezhës është menduar të strehohen 5 mijë persona, ndërsa sipas burimeve qendra pritëse për ta do të ngrihet pranë bazës ajrore, pasi është parë si vend i përshtatshëm dhe me hapësire të bollshme.

Ndërkohë një tjetër zonë që është përcaktuar për të ngritur një qendër për emigrantët e paligjshëm është edhe në jug të vendit në fshatin "Arshi Lengo" 12 km në lindje të qytetit të Gjirokastrës, në territorin e ish-repartit të tankeve të ushtrisë shqiptare. Edhe në 2015 kur u përfol se do të kishte një valë emigrantësh ish-ministrja e mbrojtjes Mimi Kodheli përmes strukturave qeveritare vendore në Gjirokastër u kërkoi këtyre të fundit gjetjen e një vendi të mundshëm për strehimin e klandestinëve. Një ndër to ishte dhe ky ish-repart ushtarak i cili ka kapacitet për të strehuar më shumë se 3000 refugjatë.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • AFRIM: 07/03/2020 18:13

    NJE GABIM TJETER NGA ANA E QEVERISE SONE,,,NUK PO E KUPTOJME QEVERIA JONE PO PUNON PER POPULLIN TONE APO PER POPUJT E BOTES...PRANDAJ IKIN NJEREZIT NGA SYTE -KEMBET...GABIM TJETER ESHTE NGA QEVERIA LEGALIZIMI I SHTEPIVE TE NDERTUARA PA LEJE RRETH TIRANES,DURRESIT,,,GABIM TJETER ESHTE MOS-NGRITJA E INCENERATOREVE NE C'DO QYTET BREGDETAR,,,DHE JO VETEM,,GABIM TJETER ESHTE MOSPASTRIMI I QYTETEVE,GABIM TJETER ESHTE MOS-HAPJA E PUNES,,,KETO GABIME NDIKOJNE DIREKT NE SHENDETIN E SHQIPTAREVE...

    Përgjigju
  • Ilir: 07/03/2020 18:11

    Kryeministri po qante hall se ku do te gjente punetore per rindertimin!A ka nevoje per punetore per rindertim pas termetit? Atehere, ata jane aty, kane nevoje te punojne.S'keni pse I degdisni maleve, le te rrijne aty ku do te punohet se shpejti, ata qe duan te punojne... kuptohet. Te rinjte tane jane te gjithe juriste e kane alergji nga llaci e tullat. Qeveria t'u beje dokumentat, lejet e punes e te qendrimit e miresetevijne. Te ushqejne veten dhe familjet e Tyre, me pune me dinjitet. Pastaj, pas rindertimit, nese u pelqen te rrijne, perse jo?!

    Përgjigju
    • Eli: 09/03/2020 04:12

      Ah posi Ilir do vijne sirianet te ndertojne vendin ty

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?