Fluks turistësh në plazhin e Shëngjinit, mungojnë rojet bregdetare! Qytetarët: E rrezikshme

18 Qershor 2022, 19:16| Përditesimi: 18 Qershor 2022, 19:22

  • Share

Sezoni turistik është hapur prej një muaji por problem mbetet siguria në plazhe. Në pjesën më të madhe të vijës bregdetare mungojnë vrojtuesit.  Me mijëra pushues kanë zgjedhur të kalojnë fundjavën në Shëngjin këtë mesqershori. Ata ankohen për mungesën e rojeve bregdetare, pasi të rrezikuar janë kryesisht fëmijët e të moshuarit.

"Duhet të ketë grupe shpëtimi se ka njerëz që nuk dinë notin. Jam këtu me pushime prej disa ditësh por nuk kam parë vrojtues, duhet të ketë patjetër", tha një prej pushuesve.

Siguria në plazhe vijon të mbetet problem thotë zv/presidenti i Federatës Shqiptare "Vrojtuesit e Plazhit dhe Shpëtimit në Ujë", Robert NEÇAJ.

"Sipas VKM përcaktohet se një hapësirë plazhi është 80 metra dhe duhet të ketë një vrojtues. Plazhet publike dhe private janë në numër të madh dhe shumë prej tyre nuk kanë fare vrojtues", tha ai.

Numri i personave që kanë humbur jetën në plazhet e vendit gjatë viteve të fundit ka ardhur gjithnjë në rritje, ndërsa është detyrë e Bashkisë dhe Agjencisë së Bregdetit për të kontrolluar bizneset që nuk zbatojnë kriteret për vrojtuesit në plazhet private.  

K.T.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?