Emisioni 'Përballje'

Fluks turistësh pritet edhe këtë sezon, ekspertët në 'Përballje' shprehin domosdoshmërinë për stafe të kualifikuara

5 Prill, 14:37| Përditesimi: 5 Prill, 15:49

  • Share

Numri i madh i turistëve ka nxjerrë në pah nevojën që ka sektori i turizmit në Shqipëri për punonjës dhe punonjës të kualifikuar. Shumë biznese dhe operatorë në turizëm kanë treguar prej kohësh mungesën në stafin e shërbimit.

Në ‘Përballje’ në Report Tv ekspertët pasqyruan realitetin në Shqipëri duke nxjerrë në pah problematikat edhe në drejtim të kualifikimit të stafeve.

Leonard Maçi, ekspert në fushën e turizmit tha në studio se Shqipëria tashmë është një treg i konsoliduar për turistët nga lindja, por tashmë është hapur rruga edhe për prurje nga përtej oqeanit.

'2024 projektohet si një vit i suksesshëm, prurjet do të jenë të mëdha, për faktin që linja loë-cost po shtohen. Deri në këto moment çdo 29 minuta ulet një avion. Edhe linja spanjolle Iberia, pritet të ketë prurje të mëdha nga Spanja. Tregu i lindjes në Shqipëri është i konsoliduar tashmë. Tashmë vëmendja e mirëpërcaktuar edhe përtej oqeanit. Edhe tregu latino-amerikan, Australia e shikojnë Shqipërinë si një vend të kërkuar. Merita për të cilat i takon edhe tregut privat të cilat marrin pjesë edhe në iniciativat qeveritare, por edhe personale.', thotë Maçi.

Kreu i shoqatës së turizmit në Durrës, Eduard Xhepa pret një sezon goxha të mirë turistik këtë vit.

'Ky sezon pritet të jetë shumë i mirë. Mendojmë që do jetë vit goxha i mirë për Shqipërinë. Turistët janë nga e gjithë bota. Mendoj ta përmbledh në pak fjalë, çdo vit rriten kapacitetet akomoduese që shkon me rritjen e turistëve. Rritja e numrit të turistëve është e përballueshme, pasi prenotimet janë gjëja kryesore që bëhet. Nuk ka rezervime pa prenotim. Pa rezervim nuk niset njeri. Është fluks i përballueshëm.', u shpreh Xhepa.

Nga ana tjetër, sa i përket mungesës së stafit, Xhepa është i mendimit se duhet të ketë një subvencionim nga shteti që punëtorët e subjekteve turistike të mos paguhen vetëm gjatë sezonit veror.

'Standardet e shërbimit në Shqipëri krahasim me rajonin janë në nivele të kënaqshme. Stafet janë në standarde të kënaqshme. Problemi i punëtorve ka qenë dhe do të jetë gjithmonë. Në Shqipëri mund të ketë faza që është më i theksuar largimi i të rinjve. Por në sezonin turistik rritet numri i punëtorëve sezonal. Kemi problem strukturën akomoduese për sezonin e verës, kemi kërkuar mbështetje nga struktura shtetërore. Gjithë subjektet e rregullta do kenë mbështetje nga shteti që këta punëtorë ti mbajnë me pagë minimale dhe të siguruar gjatë gjithë vitit. Kërkesat tona janë të rritet niveli i shërbimit për të gjitha llojet e bizneseve në turizëm.', shton ai.

Maçi shton se problemi me stafit nuk është vetëm i Shqipërisë por edhe i mbarë rajonit.

'Mendoj se strukturat akomoduese gjatë sezonit veror, jam i mendimit të gjitha subjektet në rregull me ligjin problemin me stafin e kanë permanent. Jo vetëm për faktin që nuk ka punonjës. Sezoni turistik kanë të papriturat e tyre. Duke parë xhirot e fitimeve të strukturave akomoduese them që sasia e xhiros që këto struktura bëjnë janë të mjaftueshme që të mirëmbajnë stafin e tyre edhe gjatë periudhës kur nuk është fluksi i turizmit. Kjo është kuptuar nga një pjesë, por jo në masë të gjerë. Atë skuadrën nuk e mbledhë vetëm për atë periudhë por gjatë gjithë kohës që performanca të jetë e mirë. Gjithë shoqatat kanë problem mungesa e stafit të kualifikuar. Është problem i mbarë rajonit. Pasi së pari shkojnë në tregje si ai i Kroacisë, paguhen më mirë. Shërbimi në tavolinë tek ne lë për të dëshiruar. Duhet të shkoj paralel trajnimi i stafit, mirëmbajtja e stafit dhe akomodimi.', tha Maçi.

Ekspertja e punësimit, Kumrie Zika u shpreh në lidhje Skype se të rinjtë largohen pasi marrin një certifikatë në shkollën profesionale për shkak të pagesave të ulëta në sektorin e shërbimit.

'Të rinjtë nuk janë të orientuar drejt turizmit. Janë të orientuar vetëm për tu shkolluar në shkolla profesionale për të marrë certifikatë dhe për tu larguar. Nuk e zgjedhin me dëshirë. Që aty çalon e gjithë problematika. Nuk e shikojnë punëtorin me një të ardhme të gjatë në atë fushë, por për të punuar në një sezon të shkurtër. Por edhe paga nuk e motivon, nuk i krijon siguri cila do të jetë e ardhmja e tij pas disa kohësh. Shumica e stafeve në jug, janë po me atë pagë, shumë pak ndryshuar po ashtu edhe roli i tij në atë sektor.', thekson Zika.

Xhepa thotë se edhe punonjësit nuk kanë qëndrueshmëri në vendin tonë, pasi shpesh ndërrojnë zanat brenda pak kohësh.

'Shumica e operatorëve në turizëm kryejnë një rritje page për punonjësit. Nuk mendoj se është problemi i pagës, sesa i punonjësve që nuk e shikojnë punën si profesion por si trampolinë që po e bëj këtë gjë si më e thjeshtë dhe kollaj. Ndodh shpesh që në Shqipëri një person në 10 vite ka bërë 5 zanate, tregon pa stabilitet. Jemi të gjithë pjesëtarë që duhet ta rregullojmë.', nënvizon Xhepa.

Zika shton krahas shkollës profesionale nevojitet mbështetje në praktikë për studentët nga shteti.

Ndërsa për Xhepën, diploma e shkollave profesionale nuk i duhet dhënë nxënësve po nuk patën një referencë pune prej operatorëve.

'Strategjia është shumë e thjeshtë nuk duhen dhënë diploma pa dhënë një referencë nga operatori turistik. E detyron nxënësin gjatë periudhës shkollore të bëjë sa më shumë praktika. Pastaj hyn në punë me pagë më të lartë dhe nuk ikën jashtë shtetit.', përfundon Xhepa.

G.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 06/04/2024 02:04

    Ky Xhepa ngateron guzhinjeret me doktoret! Kush je ti,cfare emri te famshem ke ne bote ne fushen e gastronomise,apo hotelerise qe t'ua kushtezosh diplomat me referencat?! Dhe sa per mosqendrueshmerine e punonjesve ne nje vend pune,kjo ndodh kudo ne bote.Njerezit jane gjithemone ne levizje e ne kerkim te nje pune me te mire,me te paguar,me kushte e benefite me te mira,me prane shtepise e familjes,me mundesi klimatike,transporti,banimi e sigurie me te mira.Jo te gjithe jane /kryetare shoqate turizmi/ si zotrote,por dhe ti,ve bast,do t'a leshoje ate post po te ofronin,ose te gjeje ndonje post me te mire.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?