Kronikë

Fluks udhëtarësh në Portin e Vlorës, pasagjerët: Çmimet e larta, kushtet në tragete lënë për të dëshiruar

3 Gusht 2018, 15:43| Përditesimi: 3 Gusht 2018, 15:55

  • Share

Fillimi i gushtit ka sjellë edhe fluks në portin e Vlorës, kjo ka bërë që në këtë port të operohet me 9 sportele, ku 8 janë për shqiptarët, ndërsa një sportel është për vizitorët e huaj.

Por problem mbeten kushtet e trageteve, të cilat lënë për të deshiruar, por edhe biletat të cilat janë mjaft të shtrenjta. Shkak për këtë është mungesa e konkurencës, pasi mes Vlorës dhe Brindisit operon vetëm një kompani.

Kushtet e tragetit janë shumë të këqija. Disa persona u shtruan edhe në spital. Në tualet nuk kishte ujë. Por edhe çmimi i biletave shumë i shtrenjtë. Pra nuk i përmbushin kushtet për të udhëtuar tamam në kushte komode.

Qytetarët

Vetëm këtë të premte në portin e Vlorës kanë zbarkuar 1200 pasagjerë, prej të cilëve 500 janë turistë të huaj. Aktualisht mes Vlorës dhe Italisë operojnë dy tragete, ndërsa kushtet sa vijnë e keqësohen, ku çmimi i biletës vijon të rritet.

/b.ha./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Çentrale: 03/08/2018 21:07

    Po ju akoma me Brindisin. Keni guxim që udhëtoni me ata lloj trageti e me dy portet që i trajtojne njerëzit si kafshë. Si në Brindisi dhe Vlorë nuk janë kushtet më minimale për të udhëtuar si turistë, por udhëton si hallexhi dhe organizimi shumë i keq. Kam vite që vij nga Kroacia ose nga Durrësi ndonjëherë

    Përgjigju
  • Kafsha: 03/08/2018 17:20

    Nuk më vjen keq hiç, ore fare nuk më vjen keq! Njerëzit në këtë linje shtrihen përdhe me deshiren e tyre e flenë si pula e derra.. Ua kanë parë kokën, dhe mirë ua bëjnë! Mushka ashtu I do drutë!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet t’u jepet mundësia prokurorëve të SPAK të rikandidojnë?