Foto ilustruese

Kronikë
Top 24

Fluks udhëtarësh, 'mbushen' dogana e Kapshticës dhe e Qafë-Thanës

25 Gusht 2019, 11:40| Përditesimi: 25 Gusht 2019, 11:43

  • Share

Prej disa ditësh në doganën e Kapshticës vijon të ketë një fluks të madh udhëtarësh si në hyrje në vendin tonë ashtu edhe në dalje. Përgjatë 24-orëve të fundit kanë hyrë në territorin e Shqipërisë 4017 persona. Ndërkohë që jashtë vendit në drejtim të Greqisë ka patur akoma më shumë udhëtarë, bëhet fjalë për 5172 persona të huaj e shqiptarë.

E njëjta situatë është edhe në doganën e Qafë-Thanës ku kanë hyrë 4636 udhëtar ndërsa kanë lënë vendin tonë 3426 persona të huaj dhe shqiptarë.

Fundi i muajt Gusht ka sjell fluks të madh në dogana edhe për faktin e largimit të emigrantëve shqiptarë në vendet ku jetojnë, por edhe të turistëve të huaj që kanë zgjedhur vendin tonë për të kaluar pushimet. Edhe përgjatë javës në doganën e Kapshticës dhe të Qafë - Thanës ka patur një fluks të lartë hyrjesh dhe daljesh nga vendi ynë.

Komento

Komente

  • Priftat vlonjate: 25/08/2019 11:52

    Jorgot ne veprim, kujdes nga aksidentet! Kjo eshte parulla që duhet vendosur neper rruget e vendit në kohe behari!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?