Rreth 1 milionë turistë të huaj kanë vizituar Shqipërinë në dy muajt e parë të vitit 2024. Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro ka publikuar shifrat e flukseve hyrëse për muajin shkurt, ku 480, 539 vizitorë të huaj kanë vizituar vendin tonë ose 55% më shumë se shkurti i vitit të kaluar.
“Fantastike shifrat e muajit shkurt, me 55% më shumë vizitorë se shkurti i vitit të kaluar, duke bërë që Shqipëria të presë rreth 1 milionë turistë të huaj vetëm në dy muajt e parë të vitit 2024”, shkruan ministrja Kumbaro në rrjetet sociale.
Ndërkohë, për dy muajt e parë të vitit 2024 kanë udhëtuar drejt Shqipërisë 41% më shumë turistë të huaj krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023. Shifrat e larta hyrëse gjatë muajve të dimrit (janar-shkurt) konfirmojnë tendencat për ta vizituar vendin tonë si atraksion gjithëvjetor dhe jo më sezonal i lidhur me turizmin e bregdetit.
Nje me pak se njemilion se nuk llogaritet se eshte Liami i big brodher dhe hyri ne burg.
PërgjigjuKu jane qe nuk i shohim? ku fshihen ?. Nese jane 500 mije turiste ne muaj ne kete kohe, ne vere duhet te jene 5 miljon ne muaj. Qeveria po lufton me mullinjt e eres me ane te ketyre shifrave fiktive, sepse nuk shohim armiq ne horizont.
Përgjigju