Fluksi ne Kukes

Kronikë
Top 24

Fluksi/ 40 mijë shqiptarë nga Kosova u dyndën për fundjavë, radhë të gjata në Kukës

26 Gusht 2018, 16:46| Përditesimi: 26 Gusht 2018, 16:54

  • Share

Dhe pse muajit gusht po i vjen fundi, radhët e gjata të shqiptarëve të Kosovës që udhëtojnë drejt Shqipërisë përmes Rrugës së Kombit vazhdojnë.  Edhe këtë fundjavë pati radhë të gjata. Një nga shkaqet që krijohen radhë janë urat e papërfunduara në segmentim Morin-Kukës të Rrugës së Kombit.

Por edhe hyrja e urës mbi Drin është shkaktar kryesor i radhëve të gjata. Automjetet duhet të kalojnë nga dy në një korsi të vetme. Policia rrugore këto ditë të  fundit të muajit gusht po menaxhon situatën. Një pjesë e mjeteve kërkonin rrugë alternative dhe kanë hyrë në qytet, por Kukësi ka vetëm një dalje, Ura e Drinit të Zi, e cila nuk e përballon këtë fluks.

/b.ha./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Produkte me pesticide, sa besim keni te siguria ushqimore në Shqipëri?