Shqiptarët me gomone

Fluksi i emigrantëve me gomone, ministri britanik: Mijëra shqiptarë janë kthyer në atdhe, disa edhe janë arratisur! Shumica presin ende të nisen

4 Qershor 2023, 12:44| Përditesimi: 4 Qershor 2023, 12:47

  • Share

BRITANI E MADHE- Edhe pse u duk sikur pati një zbehje nga vrulli i madh i emigrimit të paligjshëm të shqiptarëve drejt Britanisë së Madhe, duket se qeveria britanike ka ende shqetësime. Në një intervistë për prestigjiozen, Sky News ministri i imigracionit, Robert Jenrick thotë se marrëveshja e ashtuquajtur “standardit të artë”, po kthen pas mijëra emigrantë shqiptarë.

Ndër të tjera, ai thotë se ishte ende shumë herët dhe se pretendimet e rremë të minutës së fundit penguan dëbimet. Por megjithatë, ai pranoi se shumë shqiptarë ishin në hotele ose ishin arratisur.

I pyetur se sa njerëz që kanë mbërritur me varka të vogla janë kthyer në Shqipëri ai u përgjigj “me mijëra”.

Kujtojmë se më herët,  Jenrick ka thënë edhe më parë se shqiptarët duhet të përjashtohen nga e drejta për të kërkuar azil.

Marrëveshja Shqipëri-Britani

Më 13 dhjetor, Sunak njoftoi arritjen e një marrëveshje me qeverinë shqiptare për kthimin e azilkërkuesve shqiptarë të cilët përbëjnë rreth 1/3 të të gjithë aplikimeve për azil në Britaninë e Madhe. Sunak tha se Shqipëria konsiderohej si një vend i begatë dhe i sigurt dhe se Sunak shprehet se shqiptarët mund të pretendojnë se janë viktima të skllavërisë moderne vetëm nëse ka prova, jo vetëm një dyshim për këtë.

Gjatë takimit dypalësh mes kryeministrit Rama dhe Rishi Sunak në mars 2023 ata ranë dakord që një ekip i përbashkët mes Britanisë së Madhe dhe Shqipërisë do të kryejë një vlerësim të kapaciteteve të burgjeve të Shqipërisë, një proces që do të përfundonte deri në fund të prillit, me qëllim kthimin e të gjithë shtetasve të përcaktuar shqiptarë në sistemin e burgjeve të Mbretërisë së Bashkuar.

G.MO/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Alb: 04/06/2023 13:39

    Popull pa zote shpijete.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?