Fluksi i festave/ Qindra emigrantë shqiptarë bllokohen në Kakavijë, presin prej 4-5 orësh autobusët

24 Dhjetor 2020, 18:23| Përditesimi: 24 Dhjetor 2020, 18:39

  • Share

Qindra emigrantë shqiptare janë bllokuar që prej mesditës së sotme në Kakavijë. Ata janë në pritje të ardhjes së autobusave shqiptarë. Mësohet se emigrantët kanë paguar 70 euro dhe u është premtuar se deri në Kakavijë do t'i sillnin autobusët grekë.

Pas kalimit të kufirit ata do të hipnin në autobusët shqiptarë por deri më tani kjo nuk ka ndodhur dhe emigrantët po presin prej 4-5 orësh. Disa prej tyre kanë paguar taksi për të shkuar në shtëpitë e tyre në vendlindje, e disa të tjera kanë qëndruar të presin.

As COVID dhe shtimi i masave për të frenuar përhapjen nuk i ka penguar emigrantët shqiptarë që festat të vijnë t'i kalojnë në vendin e tyre. Disa ditë më parë Report Tv raportoi edhe fluksin në Rinas me ardhjen e emigrantëve.

Por kujtojmë se nga dita e sotme (24 dhjetor) ka hyrë në fuqi kufizimi i ri i orarit të lëvizjes prej orës 20:30 - 06:00. Këto masa do të qëndrojnë deri më 4 janar, me qëllim parandalimin e përhapjes së koronavirusit në vend duke qenë se jemi dhe në prag të festave të fundvitit. Pas kësaj date do të rikthehet sërish izolimi që prej orës 22:00 - 06:00. 

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?