Pamje nga trafiku

Kronikë

Trafik i rënduar në rrugën Tiranë-Elbasan, shkak punimet për ndërtimin e mbikalimit te rrethrrotullimi i TEG

12 Shtator 2021, 19:27| Përditesimi: 12 Shtator 2021, 20:07

  • Share

Fluksi i të dielës ka sjellë trafik të rënduar në rrugën Tiranë-Elbasan duke e çuar rradhën e automjeteve deri në 2 km.

Shkak janë bërë punimet që po kryhen për ndërtimin e mbikalimit te TEGU.

Pjesa tek rrethrotullimi i TEG ende pa hyrë në autostradën Tiranë-Elbasan është bërë në jo pak raste shkak për aksidente të rënda. Ndërhyrjet e bëra herë pas here kanë synuar plotësimin me sinjalistikë dhe bërjen më evidente të kujdesit që duhet të tregohet nga shoferët por Autoriteti Rrugor Shqiptar ka vendosur së fundmi që zgjidhja do të ishte një mbikalim.

Pamje nga trafiku

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?