Fluksi i lartë i automjeteve këtë fundjavë të dytë të muajit gusht ka krijuar situatë kaotike në aksin kombëtar Laç–Lezhë.
Prej orës 10:00 të mëngjesit, janë formuar radhë kilometrike automjetesh, ndërsa pika më problematike paraqitet në rrethrrotullimin e Fushë Milotit.
Qytetarët po presin me orë të tëra të bllokuar në trafik, nën temperatura përvëluese mbi 40°C.
“Kam një orë që po pres këtu. Kam dalë prej aeroportit në orën 11 dhe po pres këtu.”, u shpreh një qytetar.
“Unë jam tashmë dy orë e gjysmë, kam ardhur prej New Yorkut mbarova. Jam e lodhur prej 24 orësh. Edhe temperaturat na mbytën”, shtoi një grua.
Ata shprehen të revoltuar për situatën, e cila është rënduar më tej nga mbyllja e urës së vjetër të Milotit, që sipas autoriteteve rrezikon shembjen.
“Po pres që katër orë, vapë e madhe. Kjo është katastrofë.”, tha një tjetër.
“Prej mëngjesit, vijmë prej Vushtrisë për të bërë plazhin në Shqipëri. Trafik, tmerr. Nuk është normale. Ndoshta në mbrëmje do mbërrijmë, asnjëherë s’më ka ndodhur të pres kështu. “, tha një qytetar nga Kosova.
“Kam 7 orë që po pres, jam nisur prej Vushtrisë. Nuk është normale. S’po dimë se si të kthehemi tani“, shtoi një tjetër.
Komente

Po pse vini ne ket vend te poshter ketu asgje Nuk funksionon. Nuk behemi shtet kurr
Përgjigju