Duke nisur nga dita e enjte (21 dhjetor), tragetet e linjës Durrës-Bari nisin lundrimet e dyfishta për të përballuar fluksin e lundrimeve.
Festa e Krishtlindjes dhe Vitit të Ri duke se rikthejnë edhe një herë emigrantët pranë familjeve të tyre dhe jo vetëm. Për këtë arsye, autoritetet portuale kanë marrë masat për për rritjen e kapaciteteve për të përballuar fluksin.
Do të jenë 20 pika kontrolli dokumentesh bëhet e ditur nga kapiteneria e APD. Në ndryshim nga muajt e verës, pritet një fluks më i vogël udhëtarësh i cili do të jetë i përqendruar në hyrje përgjatë 10 ditëshit të fundit të këtij viti, ndërkohë që në ditët e para të janarit pritet të nisë fluksi në dalje.
Rreth 770,000 pasagjerë dhe 265,000 automjete kanë udhëtuar nga/drejt portit të Durrësit përgjatë 11 muajve të vitit 2023.
Referuar të dhënave zyrtare nga Autoriteti Portual Durrës,768,807 pasagjerë janë regjistruar përgjatë periudhës janar-nëntor ose në total 24,922 pasagjerë më shumë se 11 mujori i vitit paraardhës.
Ndërkohë, edhe transporti i automjeteve nëpërmjet trageteve ka reflektuar gjithashtu një rritje prej 18,373 automjetesh më shumë në raport me të njëjtën periudhë të vitit 2022.
Tragetet gjatë periudhës Janar-Nëntor 2023 kanë kryer gjithsej 919 lundrime me linjat nga Porti i Durrësit drejt Barit, Ankonës dhe anasjelltas, duke kryer kështu 35 lundrime më shumë se e njejta periudhë e vitit 2022.
Po të njëjtat burime saktësojnë se ky 11 mujor reflekton një rritje në masën 3,3% sa i përket transportit të pasagjerëve me tragete në raport krahasimor me janar-nëntorin e vitit të kaluar.
A po bindeni npraktik,penxionerat po e përjetojn,ja vlen të bahemi të lëvizshëm,ska randsi çfar moshe jemi,por çfar shëndeti kemi,i ndihmojm vehtës dhe tjerëve
Përgjigju