Fluksi në pediatri, mjekja: Mbi 20 raste në ditë, çfarë duhet të kenë kujdes prindërit

29 Gusht 2019, 20:35| Përditesimi: 29 Gusht 2019, 20:48

  • Share

TIRANË- Virozat e stinës kanë prekur një numër të lartë fëmijësh të vegjël, duke shtuar kështu radhët në pediatri. Mjekja Sindi Bushati tregon për Report Tv, se më së shumti fëmijët paraqiten me te vjella dhe diarre. Mjekët këshillojnë të shtohet  kujdesi ndaj higjenës çka ndihmon në shmangien e virozave.

Rradhët e gjata në dyert e pediatrisë, nuk kanë munguar në këtë fund gushti, shkak janë bërë virozat që prekin kryesisht fëmijët.

Mjekja Sindi Bushati, tregon për Report Tv se ndër virozat më të përhapura është ajo e gastrointeritit, ku ka mbi 20 vizita në ditë.

“Ka pasur deri në 20 raste apo më shumë në ditë, të cilat janë viroza që shoqërohen thjesht me një temperaturë. Në këtë kohë më të përhapura janë gastrointeritet. Kryesisht i kemi pasur me origjinë virale, të cilat paraqitem me shenja si të vjella, diarre dhe në rastet të rralla me temperatur, këtu marrin shërbimin e nevojshëm”-u shpreh mjekja

Rradhët e gjata krijohen dhe në urgjencën e pedistrisë, ku prindërit drejtohen për cdo simptomë të fëmijës. Mjekja u bën thirrje prindërve që fillimisht të drejtohen tek mjeku i familjes apo tek pediatri.

Sipas Bushatit, prindërit duhet të tregojnë më tepër kujdes për higjenën e fëmijës gjatë këtyre ditëve më temperatura të larta.

“Atëherë, mund të jetë një sëmundje ngjitëse, mund të përhapet nga ushqimet, nga uji, nga temperaturat e larta të cilat nxisin praninë e këtyre baktereve. Prindërit duhet të jenë të kujdesshëm me higjenën e fëmijëve, me ujin, ushqimin, ti lajnë perimet mirë, të mos ti lënë në temperature shumë të larta ushqimet. Fëmijët të mos ti ekspozojnë nga ora 11:00-17:00”-tha Bushati

Më të prekur janë fëmijët nën moshën 10 vjec, pasi janë më të ndjeshëm dhe u bie imuniteti më shpejtë. Fluksi i vizitave është shtuar, edhe për faktin se në prag të fillimit të viti shkollor, prindërit duhet të marrin dokumentet e nevojshme pranë qendrave shëndetësore, për ti regjistruar në kopshte cerdhe, si dhe në klasën e parë.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?