Rreth 90 000 shtetas shqiptarë dhe të huaj, si dhe 23 400 automjete, kanë hyrë në vendin tonë, gjatë 24 orëve të fundit, njofton policia. Në Kakavijë dhe në Kapshticë vijon fluksi në hyrje ndërsa në këto pika kufitare, deri tani kanë hyrë mbi 23 000 shtetas dhe 7 000 automjete. Nga Policia Kufitare janë marrë masa për shtimin e sporteleve dhe krijimin e lehtësirave ligjore, me qëllim eleminimin e radhëve të gjata.
Fluks ka patur dhe në pikat e tjera të kalimit kufitar. Në aeroportin “Nënë Tereza” dhe në aeroportin e Kukësit kanë hyrë rreth 13 500 shtetas shqiptarë dhe të huaj; në Portin e Vlorës dhe të Durrësit kanë hyrë rreth 12 500 shtetas dhe 2 400 mjete; në Muriqan, në Hanin e Hotit, në Morinë, Bllatë dhe në Qafë Thanë kanë hyrë rreth 41 000 shtetas dhe 14 000 automjete.
Në të gjitha pikat e kalimit kufitar janë shtuar sportelet dhe burimet njerëzore. Gjatë 24 orëve të fundit kanë dalë nga vendi ynë rreth 70 000 shtetas shqiptarë dhe të huaj, si dhe rreth 21 000 automjete. Gjatë procedurave në dalje nuk janë krijuar radhë dhe nuk është evidentuar asnjë problem.
Lajmi kryesor:
Radha kilometrike e automjeteve në Kakavijë, pas disa orësh pala greke shton një sportel dhe nis punën me procedurë të shpejtuar (VIDEO)
//ReportTv.al