Fluksi nga Lindja, në 2019 u rritën me rreth 50% kërkesat për azil të refugjatëve në Shqipëri, 80% gra

21 Gusht 2020, 13:28| Përditesimi: 21 Gusht 2020, 14:21

  • Share

TIRANE-Nuk janë vetëm shqiptarët që kërkojnë azil. Në 2019 rezultojnë 6557 qytetarë të huaj që kanë kërkuar azil në Shqipëri duke pësuar rritje me 49,5 %, krahasuar me 2018.

INSTAT deklaron se azilkërkuesit me origjinë nga Iraku dhe Siria zënë 62,4 % gjithsej në 2019, 2.408 rezultojnë nga Iraku, 1.682 nga Siria, 576 nga Maroku, 499 nga Algjeria, 275 nga Pakistani dhe nga 269 nga Afganistani.

Vihet re një dominim i femrave në numrin e azilkërkuesve në Shqipëri për 2019 me 80,3 % të numrit gjithsej të azilkërkuesve. "Po të analizojmë të dhënat sipas gjinisë, vëmë re se numri i azilkërkuesve femra në 2019 është 5.266, ndërsa i meshkujve është 1.229.

Duke parë kërkesat për azil sipas muajve, piku i aplikimeve ka qenë në muajt Shtator-Nëntor, të cilët përbëjnë 39,2 % të azilkërkuesve gjithsej" thotë INSTAT.

Institucionet shqiptare kanë dhënë vet¡m 24 vendime pozitive për dhënie të statusit të refugjatit dhe statusit të mbrojtjes plotësuese për azilkërkuesit, dhe pjesën më të madhe e zënë shtetasit nga Iraku dhe Siria.

Gjithashtu, po sipas INSTAT-it në 2019 rezultojnë 485 persona të cilët kanë fituar shtetësi shqiptare, duke pësuar rritje me 40,6 %, krahasuar me vitin 2018. Gjatë vitit 2019 rezultojnë të jenë 741 persona, të cilët kanë humbur shtetësinë shqiptare, duke pësuar rritje me 15,8 %, krahasuar me vitin 2018.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 21/08/2020 23:33

    Algjeria,Maroku,Pakistani jane vende ne paqe,qe s'kane pothuajse asnje konflikt ose e kane te vogel te brendshem.Afganistani,Iraku,Siria kane patur lufte por po shkojne drejt stabilizimit gradual te gjendjes.Atehere c'dreqin keni qe po e ARABIZONI vendin?

    Përgjigju
  • Parrucjani: 21/08/2020 15:58

    mbrapsht te gjith

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?