Charlotte, SHBA - Interi është jashtë Kupës së Botës për Klube, kjo pasi brazilianët e Fluminense i mposhtën 0-2 në 1/8 e eventit. Tanimë zikaltërit marrin pushimet, ndërsa brazilianët me Thiago Silvën si shtyllë të ekipit presin sfidën mes Manchester City dhe Al Hilal për të mësuar rivalët e çerekfinaleve. Te Interi Kristjan Asllani u aktivizuar për 53 minuta, duke e nisur ndeshjen si titullar
NDESHJA - Golin e epërsisë brazilianët e gjetën në minutën e tretë të ndeshjes, duke realizuar me German Canos. Në minutën e 11-të Inter pati një rast për të barazuar rezultatin, por goditjen e Dimarcos e ndali portieri brazilian Fabio. Fluminense gjeti golin e dytë në minutën e 40-të përmes Ignacio, por u anulua për pozicion jashtë loje.
Një rast ideal për të barazuar shifrat shpërdoroi de Vrij, i cili në minutën e 69-të dështoi nga pranë. Në hapësirën e dy minutave, Lautaro Martinez pati dy raste të arta shënimi, por argjentinasit iu mohua goli nga Fabio. Në minutat shtesë të ndeshjes Fluminense gjeti edhe golin e dytë përmes Hercules që realizoi për 2-0 dhe tani në fazën tjetër do të përballen me fituesin e ndeshjes Manchester City - Al Hilal.
Kupa e Botës për Klube, faza 1/8.
Të luajtura deri tani:
Palmeiras 1-0 Botafogo (pas 120 minutave)
Benfica 1-4 Chelsea
PSG 4-0 Inter Miami
Flamengo 2-4 Bayern Munich
Inter 0-2 Fluminense
Çiftet çerekfinale deri tani:
Palmeiras - Chelsea
PSG - Bayern Munich
Fluminense - Manchester City / Al Ahli
Komente
