Në mbrëmjen e autografëve të librit tim “Para se të iki” kisha ftuar mes kolegëve parlamentarë edhe dy kundërshtarët politikë me të cilët kam debatuar më fort se me të tjerët. Si njeri, doja të mbetesha njeri, dhe e çmova shumë praninë e tyre.
Meqenëse je shqetësuar që po iki, boto edhe fotot me koleget e tjerë opozitarë të pranishëm:
Bujar Leskaj, Merita Bakiu, Ervin Salianji, Kreshnik Çollaku, Emilia Koliqi, Selaudin Jakupllari, Andia Ulliri.
Edhe nëse iki, po iki te letërsia ime që é lexojnë tash e 35 vjet me mijëra lexues.
Në mos ia dola të shkoj te letêrsia, do të shkoj te stacioni i fundit, por do të shkoj me nder, jo kërpudhë nën ferrë.
Lektiaja jote e përsëritur mund të jetë personale, por sa kohë je ende këshilltar i Grupit Parlamentar të PD-së lexohet institucionale. Pra, një këshilltar i deputetëve të PD-së sulmon nje deputete të PD-së.
Këtë merre si këshillë miqësore. Ose, ose, ktheu dhe lexoje prapë “Birin” që të kishte prekur dhe magjepsur dikur. Nga leximi i atij libri, shoesh bij plangprishëa, janë bërë më të mirë.
Harxhoje jetën për një vete të bukur! Është shumë é shkurtër për për punë të mira dhe shumë e gjatë për ligësira.
Komente
