Kolegji Zgjedhor vulosi dje mandatin e vetëm që fitoi koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet në zgjedhjet parlamentare të 11 majit, duke rrëzuar kryetarin Adriatik Lapaj në kërkesën e tij dhe duke ia dhënë Ana Dajkos.
Në ‘vorbullën’ e reagimeve politike pas vendimit, vjen edhe ai i ish-deputetes demokrate Flutura Açka, e cila ka komentuar me një postim në rrjetin social Facebook, humbjen e mandatit të deputetit nga Adriatik Lapaj.
Ajo shprehet se ky sistem do i hajë të gjithë ata që bëjnë ‘guak, guak, guak’ dhe kjo duhet t’i shqetësonte, e jo humbja e Adriatikut.
Ligjvënësja shprehet se mandati i takonte Adriatikut dhe të gjithë e dinin këtë, por shton se “sistemi me mbërthecka ligjore ia mohoi”.
Postimi i plotë i deputetes Flutura Açka:
“Guak, guak, edhe pak! Nuk ka humbur Adriatiku, por ka fituar Sistemi, dhe kjo duhet t’ju shqetësojë. Se, ose ju ka ngrënë, ose po ju afrohet për t’ju ngrënë ngadalë.
Sistemi po na kthen në zhaba të gjolit që po ngrohet, por nuk e kuptojmë se nxehemi bashkë me ujin. Në fund as guak guak nuk do të themi dot.
U shqytë duke përqeshur se si Sistemi ia hodhi Adriatikut, kur të gjithë e dimë së ishte fakt publikisht i njohur, që mandati është i Adriatikut, dhe sistemi me mbërthecka ligjore ia mohoi.
Mos qeshin Adriatikun, por qani veten se nuk ka as kush të brengoset për ju në Parlament. Jemi për të qarë, jo për të qeshur nëpër statuse!”. Guak, guak, edhe pak”.
Komente
