Kulla 'Mali i Tiranës'

Flutura Açka: Tiranë, të vranë të njëjtët Tiranë

8 Gusht 2023, 10:51| Përditesimi: 8 Gusht 2023, 10:56

  • Share

Njëherësh me namin që po qarkullon për fat Europës si një perlë e panjohur e Europës për bukuritë natyrore, po ulen me të njëjtēn shpejtësi hapësirat e gjelbra, veçmas të qyteteve, e veçmas Tiranës.

Përtej entuziazmit të politikës së “klubit të barsetave” që ka ngulfat Tiranën politikisht, financiarisht, kulturalisht e moralisht, i tillë që do të mbetet përjetë objekt barcoletah, Tirana është sot një qytet i pajetueshëm, si nga cilēsia e ajrit dhe mjediseve, nga trafiku e kushte minimale të jetēs kolektive, nga mungesa e shërbimeve në raport me numrin e popullsisë, por edhe nga shēmtia qē ia ka veshur si qysh babëzia e papëbajtshme qē ka shoqërur sistemin e ndërtimeve, i vetmi sektor që siguron e pastron miliardat.

Tiranēt dhe ‘tiranasit’ që po e ndërtojmë dhe shkatërrojnë njëherësh, po bējnē krimin mē të madh që i është veshur politikës, sepse është një krim, ndëshkimi për të cilin nuk ka asnjë vlerë, sepse i ka dhënë già fytyrën e tyre asaj.

Por këto kulla janë banka e pushtetit të PS-së me të cilat blejë votat që grabisin për të deformuar vullnetin e shqiptarëve, pasi kanë lēnë nën minimumin jetik 43% të tyre; me të cilat blejnë edhe Opozitë për t’u shitur demokratë të mēdhenj europianë; me të cilën blejnë media që i kushton emisione tē tëra këtyre bukurive phallo-ike të qendrës së Tiranës; me të cilat poshtëron administratën dhe korrupton të gjithë sistemin; me të cilat ble luksin e shfrenuar të pushtetit që riciklon me forcën e parasē kriminale sërish pushtet.

Kjo - banka në duart tē klubit të barsetave - është e vetmja siguresë që mban miqësinē politike mes kreut të qeverisë dhe kreut të bashkisë. Juniori është vazhdim i sinjorit shkatërrues të Tiranës, urrejtësit më të mëdhenj tē identitetit të saj, gjithaq i brishtë nga kohërat si kryeqytet jo shumë jetëgjatë.

Është detyrë e SPAK ta djegë atë siguresë e pastaj të shohim se ç’do të ndodhë. T’i marrë me radhē financat e këtyre kullave, le ta nisë nga kjo më e reja që ia mori qendrës së Tiranës një vendth të gjelbër.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Linda: 08/08/2023 17:51

    Acka tradhetoi ata qe e sollen ne Tirane dhe e ulen ne parlament tradheton cdo dite si kryetare e mediave me lajmet e paverteta qe mbeshtet eshte nje hic mbi asgje .Votoi per kryetar partie prap Bashen nje genjeshtar dhe mashtrues per te miren e popullit dhe te vendit cfare ironie per dhimbjen qe po tregon per Tiranen!Shko moj andej nga erdhe ulu ne ndonje mullar me bar dhe shkruj injorancat e tua!

    Përgjigju
  • Toni: 08/08/2023 17:48

    ti ke lidhje me tironen aq sa ka Skenderbeu me Internetin...

    Përgjigju
  • Ilir: 08/08/2023 17:02

    Flutra Acka ndofta njef Elbasanin, por Tiranen jo,as nuk e ka idene sesi ka qene dikur. Tani ketu pe behet nje loje e poshter interesash kush e kush te perfitoje me shume, shkurt gjobvenie.Ca pune ka SPAK ne nje prone private o ju hengert dheu, qe e bete lesh e li kete vend dhe tani nderhyni dhe ne pronat private te tironsve. Ik ne Elbasan Flutra Acka me mire.

    Përgjigju
  • Haka Tekizoti: 08/08/2023 11:15

    Titulli është shumë prekës. Nëse është i autores së shkrimit atëherë ajo mund të cilësohet si mjeshtre e luajtjes nga vendi të zemrave të përvuajtura. A mund të na thotë ndonjë gjë për këto gjërat që ngre në shkrim për rolin e Saliut e të Lulit të tij e të saj, në kullotat e të cilëve kullot e në stanin e të cilëve bujt? Ata që nuk shohin trarin në sytë e tyre po vetëm qimen në sytë e të tjerëve janë shoqërisht të rrezikshëm si një kontigjent rezervë dhe mbështetës të klaneve kriminale.

    Përgjigju
  • Tiku: 08/08/2023 11:01

    Nuk ka mbetur më asnjë shqiptarë që të trishtohen nga kullat boshe. Ata po ikin, juve ju Rroftë kulla.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?