Mbledhja e Komisionit të Edukimit dhe Medias

Flutura Açka tregon çfarë iu tha Skënder Gjinushi në Komision: Ju këtu shisni edhe pjeshkë

20 Korrik 2023, 11:31| Përditesimi: 20 Korrik 2023, 11:37

  • Share

Deputetja Flutura Açka njëkohësisht dhe kryetare e Komisionit për Median dhe Edukimin, ka reaguar një ditë pasi maxhoranca votoi ligjin që i hapi rrugë zgjatjes së mandatit të kreut të Akademisë së Shkencave, Skënder Gjinushi.

Në një shënim në rrjetet sociale, Açka s’e ka kursyer ironinë, ndërsa  ka treguar se çfarë ka deklaruar Skënder Gjinushi.

‘Ju këtu shisni edhe pjeshkë,” tha Skënder Gjinushi (Kryetar i Akademisë së Shkencave!!!), në mbledhjen e Komisionit Parlamentar për Edukim dhe Mbetet e Informimit Publik më datë 11 korrik 2023.’- shkruan Açka.

Reagimi i Flutura Açkës

Skënder Gjinushi sot në bahçen e pjeshkëve

“Ju këtu shisni edhe pjeshkë,” tha Skënder Gjinushi (Kryetar i Akademisë së Shkencave!!!), në mbledhjen e Komisionit Parlamentar për Edukim dhe Mbetet e Informimit Publik më datë 11 korrik 2023.

Ishte nervoz se po i rrezikohej mandati dhe duhej të matrikullonte me saktësinë e sarkazmës së tij mushtore, punistët, gratë e bindura dhe shqytarët e oligarkëve në Komision, që të mund të ngrinte më pas në bashkëpunim me drejtuesit e Parlamentit kurthin e djeshëm: të zgjaste mandatin e tij.

“Ju këtu shisni edhe pjeshkë!”. E kishte fjalën për bahçen e Parlamentit, ku si specialist i frutikulturës politike, e ka shëtitur plot dyzet vite. Ah të ketë gojë humusi i kësaj toke të mbarë politike të flasë!

Zoti Gjinushi ka shumë të drejtë, do të marrë mandat të ri në Parlament, siç mori ilegalisht dhe në shkelje të plotë të ligjit në Komisionin e turpshëm të djeshëm.

O zonja të Parlamentit, o gra të trembura, do ta votoni ju këtë burrë si drejtuesi i Akademisë së Shkencave sot pas këtyre fjalëve për ju!

Do ta votoni ju zonja, vërtet? Do ta votoni ju, zonja Nikolla?! Ju, gruaja që drejtoni Kuvendin e Republikës së Shqipërisë dhe ku i kanë sytë mijëra gra shqiptare?! Ç’model do t’u jepni sot ju atyre grave duke votuar këtë seksist me pushtet?

Nëse po, mos dilni më të flisni për të drejtat e grave, për barazinë gjinore, mos dilni më të shisni moral kur votoni qesëndisjen tuaj nga një gojë që ju ka tallur ju, edhe ne të gjitha, zonjat e Parlamentit!

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • era: 20/07/2023 14:24

    Ky vetem rpfesior nuk mund ti thuhet se gjith jeten e tije me prapaskena dhe me dallavere eshte marre e kaloje jeten e tij duke u sjell si lavire politike si ne kohen e Enveri edhe sot te Edvinit, sipun e mashtrues eshte te tille i don te gjithe drejtuesit Edi Rama si ky i pa fytyre.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?