Në shenjë proteste, deputetja e PD Flutura Açka ka vendosur fotot e Stalinit dhe të Leninit në sallën e Kuvendit.
Duke folur për raportin e Institutit për Krimet e Komunizmit në Kuvend, Açka u shpreh se të dyja palët politike kanë bërë padrejtësi ndaj ish- të përndjekurve.
“Të dy palët politike kemi luajtur me ish-të përndjekurit, ne të djathtët me arnime ligjesh, me duartrokitje, e duke ua përdorur kauzat dhe votat, dhe ju të majtët, mbase me të drejtën tuaj ideologjike, i keni ndarë dhe përçarë në mënyrë perfide, bashkë me përdëllimet se po i dëmshpërbleni në këta dhjetë vite e fundit, kur dihet mirë se ky është një kusht i prerë i qartë për të hyrë në Europë.
Atje kemi shumë zell të shkojmë me gjithë barrën e 1430 shekujve burg që kanë vuajtur një pjesë e qytetarëve te këtij vendi, shqymje nga trupi ynë shoqëror që nuk u quajt kurrë me emrin e vërtetë: gjenocid”, tha ajo.
Açka tha se me burokracirat që janë bërë, ish-të përndjekurit nuk kanë marr dëmshpërblimin që u takon.
“Ata kishin më shumë nevojë për dashurinë tonë, dhe detyrimin që ne të ndërtonin Institucionin e Rehabilitimit të plotë, sa kohë nuk ua kthejmë dot ato 1430 shekuj jete të privuar. Ua kemi lidhur duart sërish me vendime që e pengojnë zbatimin e ligjit. Sepse ua kemi plasur shpirtin me burokracira që të mos e marrin dëmshpërblimin. Sepse ua kemi fshirë dhe po ua fshijmë me tërbim të gjitha shenjat vuajtjeve të tyre, burgjeve, kampeve, dosjeve, dëshmive. Sepse nuk i kemi treguar me gisht vrasësit, dhunuesit, persekutorët e tyre. Shikoni Shtëpinë e Gjetheve, turpin tonë ku i kemi fshirë me të bardha keqbërësit politikë”, tha ajo.
Lajmi kryesor:
'Sekretarët e komunizmit në Kuvend' Maxhoranca e PD debat për dosjet dhe Sali Berishën! ISKK: Mbyllim eidentimin e viktimave të regjimit komunist
S.B/ReportTv.al