Flutura Açka

Flutura Açka-Ramës: Sa herë shkon në Elbasan, njerëzve s’u lejohet të ecin në rrugë! Qyteti një udhëkryq bandash të mbrojtura nga pushteti i tij

21 Mars 2021, 16:51| Përditesimi: 21 Mars 2021, 17:29

  • Share

Kandidatja për deputete e Partisë Demokratike në Elbasan, Flutura Açka, i është përgjigjur kryeministrit Rama pas vizitës së tij në Elbasan ditën e sotme, ku ka kritikuar kryedemokratin Lulzim Basha për mitingjet e tij elektorale si dhe e cilësoi koalicionin e PD-së me aleatët si një “koalicion KÇK”.

"Lumi i vrerit ndaj opozitës, ndaj koalicionit të saj me partitë e tjera në Alencën për Ndryshim, vetëm e nderon opozitën dhe i shpjegon thjesht çdo shqiptari se sa i shqetësuar është kryministri i tij, por edhe përse është kaq i shqetësuar kryeministri i tij".

Sipas Açkës, kryeministri Rama nuk ka më asgjë për t’i ofruar Elbasanit dhe se qyteti tashmë është i tulatur nga “dora e dhunshme e emisarëve të kryeministrit dhe ndodhet në një udhëkryq bandash tëmbrojtura” nga pushteti i tij.

“Qyteti i Elbasanit është tani një udhëkryq bandash të mbrojtura nga pushteti i tij, është një qytet i tulatur nga dora e dhunshme e emisarëve të tij, është një qytet i fyer nga inferiroriteti dhe denbabadenëria e drejtuesve të tij butakë”, thotë Açka.

Açka publikon edhe fotot e një objekti në Lezhë, i cili është i mbuluar me logon e Partisë Socialiste, duke akuzuar se po shkelet ligji për vendosjen e simboleve të partive politike në objektet shtetërore.

Postimi i plotë i Açkës:

Kryeministri që nuk e di se “të tjerët” janë qytetarë të tij

Dy fjalë nga një "turiste" e shtëpisë së vet

Mbrëmë takova një mik të vjetër që jeton në zemër të kalasë së Elbasanit, me të cilin kam një jetë që njihem. Mëngjesin e “Ditës së Verës”, më shpjegoi ai, nuk i ishte lejuar të ecte në rrugicën e tij, pasi aty do të kalonte kryeministri. Edhe sot nuk ishte aq e lehtë të ecje nëpër Elbasan, pasi mbase, i pakënaqur nga “Dita e Verës”, Kryeministri ynë ia behu edhe sot në Elbasan, dhe sërish për të derdhur çartjen që e ka zënë prej kohësh gjatë rrugës për te Dita e Pranverës Shqiptare. Tha mes të tjerash, se ne “të tjerët” ishim aq të dëshpëruar, sa ishim kthyer në klitharakë që po trazonim rrugën e tij aq të ndritur, për të cilën shqiptarëve u duhen vetëm sy për ta parë. Dhe elbasanasit në fakt kanë sy për ta parë!

Unë dua të jem shumë e sinqertë me të dhe t’i them se me atë çfarë kam parë e dëgjuar e prekur nëpër Elbasan, të dëshpëruarit e vërtetë janë mijëra qytetarë të zakonshëm që nuk duan më të dëgjojnë dërrdërrollogjinë e tij të dalëboje; të dëshpëruarit e vërtetë janë “skuthat e tij të errësirës”, të cilët gjurmojnë hap pas hapi militantët demokratë dhe të tjerë qytetarë që u është fokur shpirti nga shkatërrimi që i ka bërë qytetit pushteti i tij dhe zarët e tij lokalë; të dëshpëruarit e vërtetë janë skuadrat e tij që dhunojnë dhe shkelin ligjin duke kërcënuar zyrat modeste të partisë opozitare, ku militojnë qytetarë të thjeshtë që meritojnë mbrojtjen nga ligji dhe shteti i tyre; të dëshpëruarit janë skalionet e tij që pasi i kanë siguruar me ligj mbylljen e opozitës me orën policore, dalin dhe bëjnë fushatë në orët e natës, pa pyetur për Covid e Ligj; i dëshpëruari i vërtetë është ai vetë që ende nuk e ka kuptuar se pyetjen që ia drejtoi sot opozitës “Se çfarë mund t’i ofrojë Shqipërisë?”, në të vërtetë duhet t’ia bëjë vetes dhe tarallakëve dhe banditëve rrotull tij.

Çfarë mund t’i ofrojë më Shqipërisë kryeministri ynë? Çfarë mund t’i ofrojë Elbasanit dërgata e tij, veç shkatërrimit të plotë të qytetit, shkatërrim që çdo qytetar e ka fare të qartë.

Qyteti i Elbasanit është tani një udhëkryq bandash të mbrojtura nga pushteti i tij, është një qytet i tulatur nga dora e dhunshme e emisarëve të tij, është një qytet i fyer nga inferiroriteti dhe denbabadenëria e drejtuesve të tij butakë.

Lumi i vrerit ndaj opozitës, ndaj koalicionit të saj me partitë e tjera në Alencën për Ndryshim, vetëm e nderon opozitën dhe i shpjegon thjesht çdo shqiptari se sa i shqetësuar është kryministri i tij, por edhe përse është kaq i shqetësuar kryeministri i tij.

 Gjuha e tij nuk i ngjan asnjë kryeministri në botën e qytetëruar, i cili ka detyrë politike të bëjë zgjedhje të ndershme dhe detyrë historike të mos e bëjë më Shqipërinë lajm në gjuhë të huaj për guerrile që vjedhin vota dhe qeverira që vijnë në pushtet si hajdutë të vendimit të popullit të vet, duke shkelur çdo princip, çdo ligj, çdo moral, çdo kod e kusht qytetarie. Doni shembuj, ja një fare i thjeshtë. Në cilin ligj është mbështetur vendosja e këtyre reklamave të partisë në pushtet në këtë objekt shtetëror në Belsh? Elbasan, 21 mars 2021

Fotot e publikuara nga Açka

Komento

Komente

  • Like: 22/03/2021 05:01

    Doli dhe nje injorante tjeter qe po pret te lepij ndonje kocke. Duket nga fytyra se si mundet te jete

    Përgjigju
  • Elbasani: 21/03/2021 23:28

    Mos votoni gollobordesit se nuk dine cfare jane "bullgare","maqedonas","serbe",por qe jane shqiptare nuk duan t'u thone se jane me lloj lloj pasaporta. Edhe kjo laraska golleshke eshte, jane shpirtliq dhe keqberes. Kane ikur me soj e sorollop ne Angli, e ne europe se i pajisin me pasaporta bullgare. Qelben Tiranen kur zbriten nga golloborda,tani kane ikur te qelbin Angli e europe. Rrace bastardesh,te tradhe.

    Përgjigju
  • robi: 21/03/2021 20:51

    Ik moj hunderre se je bere si Albana Vokshi taman gerdalle

    Përgjigju
  • Els: 21/03/2021 18:03

    Kjo eshte e cmendur, nga spitali i elbasanit ka dal

    Përgjigju
    • Lenco: 21/03/2021 18:38

      Ok nuk them asgje me teper

  • Ben: 21/03/2021 18:02

    Kjo edhte e goditur ne tru

    Përgjigju
  • FATMIRI: 21/03/2021 17:53

    KJO KARAPUTANA I DI TE GJITHA PO MEQE ERDHE TI PD DO TU FUTET ME DYSH

    Përgjigju
  • O tej: 21/03/2021 17:40

    Kjo ka pjerdhur me kohe

    Përgjigju
  • dulja: 21/03/2021 17:25

    ja fute kote une atje isha nuke me shqetsoi njeri po ju gjithmone propagande te qelbure po nuke fitohen votate kshu

    Përgjigju
    • Bobi: 21/03/2021 20:22

      I ke thene te gjitha. Elbasani ka marre fund. Me vjen keq ta them por jemi te gjithe te denuar me vdekje por s'e dime kur do egzekutohemi per aq kohe sa banditet dalin te armatosur dhe shteti s'vepron.1 qytet qe mbyllet me 18:00 dhe ku varferia eshte ulur kembekryq. 1 qark qe drejtohet nga Tao I fshatit Lunik ku cdo frymor ha gure se nuk ka c'te haje.

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?