Fluturimet e anuluara dhe të shtyra, reagimi i kompanisë Wizz Air

2 Prill, 20:00| Përditesimi: 2 Prill, 22:56

  • Share

Lidhur me publikimin e shkrimit mbi Wizz Air në Shqiptarja.com kompania ka reaguar me deklaratën e mëposhtme:  

Deklarata e plotë

"Kemi shqyrtuar me vëmendje artikullin e publikuar në median tuaj dhe duam të paraqesim disa mospërputhje në shifra si dhe disa probleme në metodologjinë e llogaritjeve.

Ndërsa ne e pranojmë se sezoni i verës së vitit 2022 nuk i përmbushi plotësisht standardet tona, është thelbësore të theksohen përpjekjet dhe investimet e rëndësishme që kemi bërë për t’i zgjidhur këto çështje. Vitin e kaluar, kompania Wizz Air ka investuar më shumë se 100 milionë euro për të përmirësuar shërbimet e saj.

Këto investime kanë dhënë këto rezultate: Wizz Air operoi rreth 25,000 fluturime nga dhe drejt Shqipërisë gjatë periudhës janar – dhjetor 2023, një rritje e konsiderueshme prej 56% krahasuar me vitin 2022. Në të njëjtën kohë, kompania ka përmirësuar ndjeshëm edhe performancën e saj operacionale, duke e çuar përqindjen e fluturimeve të përfunduara plotësisht në 99.41%. Kompania ka përmirësuar gjithashtu edhe përqindjen e fluturimeve që kryhen në kohë me 13.5%.

Wizz Air u rendit ndër tre linjat ajrore më të mira në Evropë në vitin 2023 për fluturimet në kohë dhe për normat e ulëta të anullimeve në të gjithë rrjetin tonë. Ne dëshirojmë të theksojmë se janë pikërisht këto parametra – fluturimet në kohë dhe norma e fluturimeve të përfunduara – të cilat përdoren botërisht për të bërë vlerësimin operacional të një linje ajrore, pasi ato lejojnë krahasimin, pavarësisht se sa fluturime kryen një linjë ajrore e caktuar ose sa e madhe apo e vogël është ajo.

Për sa i përket anullimeve të fluturimeve në Shqipëri, faktorë të jashtëm si grevat e kontrollorëve të trafikut ajror dhe mbyllja e aeroporteve, të cilat janë jashtë kontrollit tonë, kanë ndikuar në operacionet tona. Megjithatë, ne mbetemi të përkushtuar për të ofruar mbështetje të shkëlqyer ndaj klientit. Wizz Air ofroi ndryshimin e biletave pa pagesë, rimbursim të plotë në formën origjinale të pagesës, ose rimbursim 120% në kredit WIZZ për të gjithë pasagjerët e prekur, që përbëjnë 0.7% të së gjithë numrit të pasagjerëve që Wizz Air ka transportuar nga dhe drejt Shqipërisë në vitin 2023.

Sigurisht, meqënëse Wizz Air është linja ajrore më e madhe në Shqipëri, ne e kuptojmë se sipas rregullit të probabilitetit, moti i keq apo grevat ndikojnë në më shumë fluturime brenda kompanisë sonë në krahasim me konkurrentët tanë. Ne i kuptojmë shqetësimet që vijnë si pasojë e vonesave apo anulimit të fluturimeve, prandaj ne vazhdojmë gjithmonë të punojmë pa u lodhur për të përmirësuar shërbimet tona dhe për të siguruar një përvojë sa më të mirë udhëtimi për të gjithë klientët tanë, ku siguria e pasagjerëve, ekuipazhit si dhe e avionëve, qëndrojnë në krye."


Lajmi kryesor:

Vonesa e anulime në fluturime, 60% e udhëtimeve me probleme nga Wizz Air, mijëra qytetarë rrugëve në 2023! ‘Air Albania’ një prej kompanive më të mira


K.T./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?