Edi Rama

Fluturimet me charter, Rama: Udhëtimet e mia, më pak se gjysma e shpifarakut kur ishte kryeministër! Në 2012, Berisha shpenzoi 226.893 lekë për fluturim

29 Tetor 2022, 09:29| Përditesimi: 29 Tetor 2022, 11:33

  • Share

Udhëtimet jashtë vendit me avionë charter ka sjellë përplasje në distancë mes kryeministrit Edi Rama dhe Sali Berishës. Duke iu referuar këtij të fundit si “shpifaraku më i ulët në historinë e Shqipërisë”, Rama ka nxjerrë statistikat duke bërë krahasim me vitet kur në pushtet ishte Sali Berisha.

Rama thotë se shpenzimi i Berishës për një udhëtim jashtë vendit në vitin 2012 ishte 226.893 lekë të reja. Ndërsa për vitin 2020, Edi Rama thotë se shpenzimet e një udhëtimi ishin 193.331 lekë të reja. Në një postim në Twitter shkruan se ndjen neveri për ata që i cilëson si ‘gjobaxhinj dhe rublaxhinj të opozitës’ pasi tallen me publikun. Rama sqaron se udhëtimet e tij i kanë kushtuar taksapaguesve më pak se gjysma në kohën kur Berisha ishte kryeministër.  

“Si të mos ndjesh neveri për rublaxhinjtë e opozitës dhe gjobaxhinjtë e ekraneve, përhapës gënjeshtrash e shpifjesh, katranë me bojë që tallen me publikun! Shpenzimi mesatar vjetor i Kryeministrit për udhëtimet jashtë

2012 - 226.893Lek të reja

2020 - 193.331Lek të reja

Pra në 2 vite e 9 muaj të përdorimit të avionin promocional Albania me një marrëveshje të favorshme me Air Albanian, udhëtimet e mia u kanë kushtuar taksapaguesve mesatarisht më pak se gjysma e shpifarakut më të ulët në historinë e Shqipërisë, kur fatkeqësisht ishte kryeministër!” – shkruan Rama.

Një ditë më parë, Berisha u shpreh se kur ishte kryeministër, ka marrë vetëm 3-4 herë charter për konferenca biznesi dhe bileta i ka kushtuar rreth 2000 euro. Për herët e tjera shprehet se udhëtonte vetëm me linjë tregtare dhe asnjë me klas të parë apo biznes klas.

Për Ramën thoshte se udhëtonte me familjen dhe ka shpërdoruar paratë e taksapaguesve. Këtyre akuzave, kryeministri iu përgjigj duke thënë se Berisha që e cilësonte “Hiena non grata” udhëtonte 4-herë më shtrenjtë se paratë e shqiptarëve merrte edhe familjen me vete.

Por Berisha u shpreh se me familjen e tij s’ka udhëtuar kurrë me charter. Gjatë konferencës për gazetarët ish kryeministri Sali Berisha njoftoi se PD e Rithemelimit do të depozitojë në Kuvend edhe kërkesën për ngritjen e një komisioni hetimor për Air Albania.

Ora 11:31
Fluturimet me charter/ ‘Rithemelimi’: Sheiku Ahm- Ed Bin Rama Al Surrel më shumë udhëtime se Xhorxh Bush! I shkëputur nga realiteti

 

Opozita ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se ka bërë më shumë fluturime me çarter se ish-Presidenti amerikan Xhorxh Bush. Kjo sipas deputetit të PD-së, Luçiano Boçi është tregues se si Rama është totalisht jashtë realitetit shqiptar.

“Sheiku Ahm- Ed Bin Rama Al Surrel, me çarter pas fundshpine, ka reaguar me breshëri pasi hakerat i zbuluan numrin e fluturimeve me avion-taksi.  Siç e ka zakon kur kapet ngushtë, ai fut në përdorim gjuhën e ashpër dhe sharjet, a thua se gjuha do ta shpëtojë nga ajo që i bën mendja, për hir të tekave kryeministrore. 137 fluturime ka kryer zotëria e tij me avionin kryeministror, dhuratë e Erdoganit, pajë për zhbërjen e shkollave dhe llahtarisjen e fëmijëve shqiptarë.

 Dy herë më shumë se ish-Presidenti amerikan Xhorxh Bush që, në dy mandate, ka kryer 74 fluturime me Air Force One. Njeriu më i fuqishëm i botës ka kryer dy herë më pak fluturime në dy mandate se lideri më i pafuqishëm i Europës. Këtë të fundit nuk e thotë PD, ndaj i kërkojmë të mos zemërohet, por e thotë media e njohur Politiko.eu.

 Pse ndodh kjo? Sepse kryeministri ynë është në hava-limanin  e tij, ku e ka shpënë shkëputja nga realiteti dhe hallet e popullit të vet.Ndërkohë që ai merr sa herë i teket, avionin-taksi, populli i tij rrëmben taksitë e vdekjes për të kaluar La Manshin dhe shpëtuar kokën nga qeverisja e tij”, tha Boçi.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • redi: 29/10/2022 16:16

    Opozita ka te drejte te bej opozite kunder mazhorances kushdo qofte ,por deklarimet e rreme te Saliut ( kampion jo kombetar por nderkombeyar ) mund te kundershtohen ne baze te shiftave qe nuk perbejne sekret shteteror . Sa me reale lufte politike me deklarata aq me e besueshme behet ne popull.Saliu nuk ka marr kurre pushtet me boten e lire ,o i ka vjefhur votat ose ka bere aleance me kalin e trojes se te majtes Meta . Saliu gthote Ranes direzo pushtetin se do oerballesh me protestat e fuqishme .Harron se pushteti nuk eshte i Ranes por i socialisteve te votuar me shumice nga shqiptaret dhe pse ? Sepse kjo qeveri megjithe gabimet ka ndryshuar faqen vendit nga veriu ne jug

    Përgjigju
  • Jola: 29/10/2022 15:27

    Ne vend qe te shkosh lart e poshte merru me projektet ne ekonomi qe I ke lene pezull. Pse pengon projektet qe rrisin biznesin e punesimet, apo se nuk I ke priorities, sa projekte ekonomike ka per te cilat as qe pyet fare ku jane e pse ngecin.

    Përgjigju
  • Emigrant: 29/10/2022 14:26

    Ca ndryshimi ka ku njeri ka marr rrubla ruse dhe ju keni marr dollar apo euro nga te huajt E perbashket e uaja esht qe shqiperin e bete republik bananesh dhe interesat kombetar i a late te huajve

    Përgjigju
  • Luli: 29/10/2022 14:20

    Po ky ngeli rrugeve te botes ska faj sala qe gacmon,me fature pa fature ska len ven pa shku,e kush e mori vesh sa ka harxhu,edi dhe sikur vete ti ket pagu udhetimet charter do linde pytja ku i gjeti leket dhe a i ka deklaru ne ILDKpja

    Përgjigju
  • kleo: 29/10/2022 13:44

    ta marrresh me leter dhe laps ai i bie te dali me keq per aq sa ka qendruar

    Përgjigju
  • Mala: 29/10/2022 13:04

    Populli ne Kosove ka nje urreti"Me rrena nuk skohet n'gjenet", Po as me rrena nuk behet shtepia,me rrena, praktikisht nuk mashtrohet populli.Mund ta genjesh per nje moment,por jo kurre per gjithmone.

    Përgjigju
  • Lui: 29/10/2022 12:17

    226 me 193 sikur nuk i bie më pak se gjysma. Sepse nëse do ishte më pak se gjysma e pretenduar nga ju z.Rama duhet të ishte jo më shumë se 113. Gjithsesi edhe aq sa keni shpenzuar i keni shumë më pak nga tersi i shqiptarëve. Duke llogaritur dhe rritjen e çmimeve.

    Përgjigju
    • Erik: 29/10/2022 16:28

      Beavo.sufllaqe me dopjo pite per ty.

  • Shkodra: 29/10/2022 11:42

    Po ca problemi ka sa ke udhetu ??? Ate nuk e ftonte njeri ty te ftojn te gjith . Ke ber fluturime per shtetin nuk ke shku me pushime per vedi . Ska sens keto akuza

    Përgjigju
  • Mira: 29/10/2022 10:56

    Po po ai plakushi mendjen per te hedh akuza e ka, te japi llogari ihet per vjedhjet qe ka bo vet pastaj te flasi per te tjeret

    Përgjigju
  • Agron: 29/10/2022 10:55

    Aman se e dime te gjithe ca hajduti ka qene non grada, ku e ku te fuste naj lek ne xhep

    Përgjigju
  • Lomi: 29/10/2022 10:38

    Pse buk i brn publike faturat qe i ke paguar Air Albania?

    Përgjigju
  • Alfred: 29/10/2022 10:34

    Ore sali por per ty egzistojne prova qe ke harxhu m shum o njeri shpiks

    Përgjigju
  • Rezi: 29/10/2022 10:33

    Berisha levizte me leket qe vidhte ngq populli dhe ndaj harzhonte aq shume

    Përgjigju
  • Ylli: 29/10/2022 10:33

    Berisha eshte kalbesira e ketij vendi dhe askush nuk i merr parasysh fjalet e atij ordineri

    Përgjigju
  • Eno: 29/10/2022 10:22

    Saliu vetem dinte te merte te mbushte xhepat dhe ushetimet qe i bente,i bente per qefin e vet

    Përgjigju
  • Ani: 29/10/2022 10:21

    Te pakten ky ben udhetime por dhe punon

    Përgjigju
  • jori: 29/10/2022 10:15

    po saliu tani e more vesh ti eshte hipokriti me i madhe i ketij vendi

    Përgjigju
  • Beni: 29/10/2022 10:07

    Ai shpifaraku do jete luksi per veten ska menduar najhere per ne

    Përgjigju
  • Joni: 29/10/2022 10:06

    Udhetimet tuaja kane qene gjithmone per te miren tone

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?