Foto nga avioni i kompanisë American Airlines

Avioni bëri ‘ulje të vështirë’! 6 të lënduar në bordin e një aeroplani të ‘American Airlines’ në Hawaii

29 Janar, 09:25| Përditesimi: 29 Janar, 10:22

  • Share

Të paktën gjashtë persona kanë mbetur të lënduar kur një aeroplan i American Airlines bëri një ulje të vështirë në aeroportin Kahului në Hawaii të shtunën (27 Janar).

“Fluturimi 271 i American Airlines me shërbim nga Los Angeles (LAX) në Maui (OGG) përjetoi një problem me uljen në OGG”, tha American Airlines në një deklaratë për CNN.

Të plagosurit, mes së cilëve 5 anëtarë të stafit dhe një pasagjer, u transportuan në spital dhe pas trajtimit mjekësor u liruan.

Ndërkohë bëhet e ditur se në bordin e aeroplanit kishte 167 pasagjerë dhe shtatë anëtarë të ekuipazhit. Sipas American Airlines, aeroplani “u hoq nga shërbimi për inspektim nga ekipi i mirëmbajtjes”.

Ndërsa Departamenti i transportit i Hawait konfirmoi gjithashtu për CNN se aeroplani “bëri një ulje të vështirë” në aeroport të shtunën pasdite.

S.S//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?