Makina fluturuese në Dubai

Lifestyle

Fluturimi i parë publik në botë, makina fluturuese kineze testohet në Dubai

12 Tetor 2022, 22:25| Përditesimi: 12 Tetor 2022, 22:29

  • Share

 Një "makinë fluturuese" e ndërtuar nga prodhuesi kinez i automjeteve elektronike bëri fluturimin e saj të parë publik në Emiratet e Bashkuara Arabe, njofton Reuters

Ndërkohë kjo kompani po punon për lëshimin e avionit elektrik në tregjet ndërkombëtare.

Makina fluturuese eVTOL X2 me dy vende është e pajisur me një sistem inteligjent kontrolli fluturimi dhe aftësi fluturimi autonome, dhe është zhvilluar nga filiali i XPENG AEROHT. X2 lëshon zero dioksid karboni dhe është projektuar me aftësitë në lartësi të ulët, me një shpejtësi maksimale fluturimi prej 130 kilometrash në orë.

Strategjia e transportit vetëdrejtues të Emirateve synon të shndërrojë 25 për qind të udhëtimeve totale të lëvizshmërisë në udhëtime pa shofer deri në vitin 2030.

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Produkte me pesticide, sa besim keni te siguria ushqimore në Shqipëri?