Në tregun e Fierit, çmimi për kg i gjelit te detit është 1000 lekë, ndërkohe pula e detit shkon në 1300 lekë kg. Krahasuar me vitin e kaluar çmimi i simbolit të tryezës festive është rritur me 30 për qind.
Tregtarët thanë se rritja diktohet nga baza ushqimore për mbarështimin e shpendëve, ndërsa për blerësit kjo është rritje abuzive.
“I kanë ngritur çmimet në qiell”, shpreh një qytetare.
“Kjo është një ditë në vit dhe të gjithë mendojnë për një ditë në vit, por është e pamundur për të blerë. Unë jam i papunë, nuk e blej dot”, shprehet një qytetar.
“Kam ardhur në tregun e Fierit po nuk e marr dot, se aq pension kam. Marr vetëm 73 mijë lekë të vjetra pension. Shumë shtrenjtë, nuk e përballojmë dot”, thotë një qytetar tjetër.
Panoramë e zymtë është dhe në tregun e fruta-perimeve të Fierit, ku blerësit numërohen me gishtat e dorës.
Administratori Sadik Gega, tha se tregu operon prej 25 vitesh kur kishte 100 tregtarë, ndërsa tani kanë mbetur 65.
‘Më kryesorja është sepse këtu kam 20 vende bosh, tregtarët kanë ikur ose shesin rrugëve të lagjeve. I paguaj Bashkisë dy milionë lekë shqiptare dhe njerëzit kanë ikur’, shprehet administratori.
“Janë të pakët blerësit se nuk ka lekë, ka humbur vlera e lekut”, thotë një tregtare e fruta e perimeve.
“Është ora 10.00 shiko tek koshi i lekëve kam bërë 17 mijë lekë-18 mijë lekë xhiro. Me thuaj mua sa është fitimi im. Unë 10 mijë lekë- 12 mijë lekë kam qiranë, llogarit qeskën llogarite ku është fitimi im këtu.
Shkaku kryesor i tkurrjes së tregut është rënia e fuqisë blerëse.
Disa keshilla praktike per te gjithe shqiptaret:1-Mos e ndjeni veten te detyruar te blini patjeter gjelin e fermereve,besoj se shiten gjela te therrur ne supermarket,paund per paund (kg),ka per t'ju kushtuar me lire,se cmimin e paguani per mish,jo per pupla,glasa,koke e kembe qe nuk perdoren.2-Ketu ku jetoj une ne supermarkete shiten tabaka me pjese gjeli,si kofshe,gjokse,gjysem gjela,kercij,besoj se shiten dhe ne supermarketet e Shqiperise,nese nuk keni mundesi financiare te blini nje gjel te tere,nese jeni 2-3 veta dhe nje gjel eshte shume per kaq veta,nese doni qe t'i kenaqni te gjithe darkuesit njelloj,blini tabaka me pjese,jane shume te leverdisshme.3-Nuk eshte e thene qe o duhet gjel o hic fare,mund te perdorni alternativa,si pule,peshk,qengj,berrxolla derri e bifteke vici,rosto.4-Shqiperia ka nje histori te trishte ne lidhje me cmimet ne fundvit,prandaj nese keni mundesi,kurseni e lini menjane para per kete kohe duke filluar qe nga Janari, pak e nga pak,qe te mos e ndjeni shume rritjen e cmimeve.5-Nese keni mundesi mos i lini blerjet per muajin e fundit,sidomos per gjera qe nuk prishen e rojne gjate si arrat,portokallet,limonat,bile dhe gjelin mund t'a blini me heret me cmim me te arsyeshem dhe mund t'a mbani te therrur ne frigorifer ne akull per nje kohe te gjate.Me kujtohet qe ne kohen e Xhaxhit i blinim gjerat pak nga pak me heret se nuk gjendeshin kollaj e kishte mungesa,kurse ne demokraci e zbatonim kete regjim ekonomizimi per shkak te matrapazeve shqiptare qe abuzonin me cmimet.
Përgjigju